Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Inter përfundoi në barazim 1-1, por fundi i ndeshjes ishte i zjarrtë.

Ishte Romelu Lukaku që pasi shënoi nga pika e bardhë dhe provokoi tifozerinë vendase me festën e tij duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.


Por, tensioni mbeti dhe u shfaq sërish pak çaste më vonë kur përfundoi ndeshja.

Juan Cuadrado Samir Handanovic Juventus Inter Coppa

Juan Cuadrado kërkoi të sqarohej me Samir Handanovic, por nervat tradhtuan kolumbianin që goditi me grusht kapitenin e Inter.

Ndërkohë, Gjykata Sportive në Itali ka marrë edhe vendimet me aktet e shëmtuara në “Allianz Stadium” ku ka dënuar Cuadradon me tre ndeshje pezullim ndërsa Handanovic me një ndeshje pezullim.

Sakaq, klubi i Juventusit do të vuajë edhe një gjobë prej 4.000 eurosh teksa për një ndeshje, tribuna pas porte e bardhezinjve do të qëndrojë e mbyllur. /Telegrafi/

telegrafi sport app