LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtari hyri të hajë qebapa, hajnat ia vodhën 14 mijë euro

Mërgimtari hyri të hajë qebapa, hajnat ia vodhën 14 mijë euro

Fidai Restelicës veturën ia thyen në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku u ndal të ushqehet në një qebaptore, pasi erdhi nga Gjermania.

Sipas tij, personat i morën para të gatshme në vlerë rreth 14 mijë euro, një telefon dhe të gjitha dokumentet.

Policia konfirmoi se rasti është paraqitur te ta dhe se po merren me të, por nuk konfirmuan asgjë nga pretendimet e Restelicës, raporton Klan Kosova.


E pronarët e qebaptores thanë se nuk panë e dëgjuan gjë, në momentin kur thuhet se ndodhi ngjarja.

Sipas tyre, asnjëherë nuk u bëri vaki diçka e tillë më herët.