Ngritja e peshave në palestër ose vrapimi në një rutinë të përditshme, sigurisht që nuk është për të gjithë
Pavarësisht nëse thjesht keni frikë të shkoni në palestër ose nuk i pëlqeni ushtrimet tradicionale të strukturuara, ende mund të jeni në formë dhe të arrini qëllimet tuaja të fitnesit.
Amy Shapiro – themeluesja dhe drejtoresha e Real Nutrition, një praktikë private me bazë në New York, e dedikuar për të udhëhequr klientët e shëndetshëm dhe të suksesshëm drejt ushqimit, peshës dhe shëndetit të tyre optimal – ndan disa mënyra për të humbur pa mundim dhjamin e barkut “pa stërvitje”, transmeton Telegrafi.
Kufizoni karbohidratet
Eliminimi i karbohidrateve të pashëndetshme nga dieta juaj është një mënyrë e pagabueshme për të hequr qafe fryrjen e padëshiruar. Ushqimet e tilla, si proteinat, yndyrnat e shëndetshme dhe fibrat, ju bëjnë të ndiheni të ngopur.
Karbohidratet e thjeshta dhe të rafinuara, si orizi i bardhë, makaronat, buka e bardhë, pastat, ëmbëlsirat me sheqer dhe disa drithëra mëngjesi, nuk i ofrojnë këto lëndë ushqyese jetike. Në vend të kësaj, ato ju mbushin me kalori boshe që do t’ju lënë të ndiheni të uritur menjëherë pasi t’i përfundoni ato.
Përfshini perimet në dy vakte në ditë
Perimet e freskëta ofrojnë fibra, ujë dhe volum, të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të qëndroni më të ngopur për një kohë më të gjatë. Për më shumë, kanë pak kalori dhe pak yndyrë, kështu që nuk do t’ju shëndoshin edhe nëse hani shumë prej tyre.
Ekspertja rekomandon shtimin e perimeve në dy vakte çdo ditë. Ju gjithashtu mund të përgatisni një smoothie freskues me perime dhe fruta për të maksimizuar humbjen e yndyrës në bark.
Hani proteina
Marrja e proteinave pa yndyrë përmes ushqimeve, si gjizë, gjoks pule pa lëkurë, salmon, kos, peshk i bardhë dhe të bardhën e vesë, është objektivi i duhur nëse doni të humbni peshë. Ekspertja rekomandon të konsumoni rreth 0.8 gram deri në 1 gram për kilogram të peshës trupore. Kjo ju ndihmon të qëndroni të ngopur, menaxhon sheqerin në gjak, frenon dëshirat dhe mbështet rritjen e muskujve duke nxitur metabolizmin.
Pini mjaftueshëm ujë
Eliminimi i pijeve me sheqer është një ide e zgjuar, pasi ato janë një tjetër burim i kalorive boshe dhe pa lëndë ushqyese. Zëvendësoni ato dhe fokusohuni në pirjen e sasive më të mëdha të ujit.
Uji ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe ju mbush. Kur ndiheni të uritur, shpesh jeni të dehidratuar dhe ngatërroni etjen me urinë. Para se të hani, pini një gotë ujë dhe rikthejeni urinë për disa minuta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës