Regjimi ushqimor i duhur ndihmon për të rigjetur energjinë e humbur nga luhatjet e temperaturave.
Sallata e gjelbër, karota me shumicë, lëng domateje, portokalli dhe limoni, por edhe dredhëza, kunguj dhe spinaq. Kjo është menyja që duhet të servirni çdo ditë në tryezën tuaj, për të rigjetur energjinë që duket se keni humbur me luhatjet e temperaturave të këtyre ditëve. Këshilla vjen nga mjekët të cilët sugjerojnë se për të kapërcyer problemet me lodhjen dhe mungesën e përqendrimit, duhet të përdoret një meny e pasur me fruta-perime.
Së pari, për të arritur këtë duhet të kompensoni humbjen e lëngjeve dhe kripërave minerale, duke përdorur shumë fruta-perime të stinës, të cilat duhet të përdoren të gjalla, sepse kështu ruajnë të plotë sasinë e kripërave minerale dhe vitaminave, dy elementeve që garantojnë shëndet.
Karotat, të pasura me vitaminë A, ndihmojnë për të mbrojtur sytë dhe lëkurën, që pas dimrit ende nuk janë përshtatur me ndryshimet e menjëhershme të temperaturave. Vitaminat i mbrojnë nga rrezet e diellit, që këto muaj është vërtet i fortë. Ndërsa dredhëzat kanë veti antioksidante dhe, duke qenë se përmbajnë shumë vitamina C, ndihmojnë për të rritur mbrojtjen natyrale të organizmit ndaj alergjive, tipike për stinën e pranverës.
Ndërsa spinaqi dhe perimet e tjera jeshile, të cilat përmbajnë acid folik, janë mjaft të mira për të mbrojtur organizmin dhe lëkurën nga dielli.
Sallata e gjelbër, që është e pasur me vitamina, kalcium, fosfor, kalium dhe vitaminë E, ndihmon për të mbrojtur trupin nga smogu dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së problemeve me zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Ndërsa domatja këshillohet për fibrat, vitaminat dhe kripërat minerale që përmban, kastravecët dhe kungujt janë të freskët dhe janë të mirë për t’u tretur.
Rregulla për një jetë të shëndetshme
Këshillat e mëposhtme ndihmojnë për të parandaluar sëmundjet, por pa prekur preferencat tuaja.
1. Mbani nën kontroll peshën trupore, të cilën duhet ta matni çdo muaj. Përpiquni të lëvizni sa më shumë çdo ditë: ecni, ngjisni shkallët, bëni punë shtëpiake.
2. Përdorni sa më shumë perime, fruta dhe drithëra.
3. Përdorni sa më pak yndyra. Për këtë mjafton të kufizoni përdorimin e vajit kur gatuani.
4. Mundohuni të kufizoni përdorimin e ëmbëlsirave dhe pijeve freskuese, që përmbajnë shumë sheqerna. Përdorni ëmbëlsirat që përmbajnë më shumë amidon, si p.sh., biskotat dhe tortat pa krem.
5. Pini 1.5-2 litra ujë në ditë
6. Përdorni sa më pak kripë dhe preferoni kripën e jodizuar.
7. Përdorni me masë pijet alkoolike e përpiquni të pini gjatë vakteve. Nuk duhet të përdorin alkool: fëmijët, adoleshentët, nënat shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë