Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubars, ka pranuar se besonte se Nico Williams ishte në rrugën e duhur për t'u bashkuar me klubin katalunas këtë verë, mes spekulimeve të forta në media që lidhnin anësorin e Athletic Bilbaos.

Barcelona ishte e lidhur fort me Williamsin gjatë gjithë afatit kalimtar dhe gjithashtu edhe në atë të fundit, me raportet që pretendonin se ai ishte një nga objektivat kryesorë sulmues të Hansi Flick.


Megjithatë, lojtari spanjoll përfundimisht e zgjati kontratën e tij me Athletic Bilbao dhe mbetet i përkushtuar ndaj skuadrës baske.

“Me thënë të drejtën, nuk kisha asnjë ide”, ka thënë fillimisht Cubarsi kur u pyet nëse Williams do të bënte një kthesë 180 shkallësh për të nënshkruar një kontratë 8-vjeçare me Bilbaon.

“Mendova se ai mund të vinte këtu [te Barca] për shkak të të gjitha thashethemeve. Por, ne kemi bërë transferime të shkëlqyera dhe jam i lumtur me skuadrën tonë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Pavarësisht zhgënjimit për humbjen e Williams, Barca ka shtuar përforcime kyçe në pozicione të tjera, përfshirë mbërritjet e Marcus Rashford dhe Roony Bardghji. /Telegrafi/

telegrafi sport app