Mendoi se po kryen vjedhje pa e parë askush, hajnin në Londër e “tradhtojnë kamerat e Teslas

Një veturë Tesla ka regjistruar momentin kur një çiklist i maskuar thyen xhamin dhe vjedhë një xhaketë 1, 300 funtëshe Stone Island të pronarit të veturës elektrike që e bleu nga Harrods.
Hajni u kap nga kamerat e sigurisë të veturës, dhe dhanë një pasqyrë të qartë të hajnit që ishte me biçikletë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë maska që ia kishte mbuluar fytyrën, ia ka vështirësuar punën policisë britanike në Knightsbridge të Londrës.
Xhaketa Stone Island kushton rreth 1,300 funte, kurse shoferi kishte lënë një çantë që dukej nga jashtë, pavarësisht se kishte mbyllur të gjitha dritaret.
Por marka luksoze e xhaketës joshi hajnin, i cili nuk u mendua dy herë dhe theu xhamin e veturës për ta nxjerrë çantën brenda të cilës gjendej xhaketa.
Deri më tani nuk është arrestuar askush, për faktin se maska ia vështirësoi punën policisë që po analizon pamjet. /Telegrafi/







































