LAJMI I FUNDIT:

Mendimet e tepërta dhe të vazhdueshme: Çfarë mund të bëni për t’i lehtësuar

Mendimet e tepërta dhe të vazhdueshme: Çfarë mund të bëni për t’i lehtësuar

Shqetësimi dhe mendimi i tepërt janë pjesë e përvojës njerëzore, por nëse lihen të pakontrolluar, ato mund të dëmtojnë mirëqenien tuaj

Të qëndroni në të njëjtat mendime madje mund të rrisë rrezikun për kushte të caktuara të shëndetit mendor, sipas një studimi të vitit 2013.

Pra, çfarë duhet të bëjë një person që mendon shumë?


Hap prapa dhe shiko se si po përgjigjesh

Mënyra se si ju përgjigjeni mendimeve ndonjëherë mund t’ju mbajë në një cikël mendimesh të përsëritura. Herën tjetër kur ta gjeni veten duke i menduar gjërat vazhdimisht, vini re se si ndikon në gjendjen shpirtërore. Ndiheni të irrituar, nervoz apo fajtor? Cili është emocioni kryesor prapa mendimeve tuaja? Të kesh vetëdije është çelësi për të ndryshuar mënyrën e të menduarit.

Gjej një shpërqendrim

Mund të jetë e vështirë të filloni diçka të re kur ju mbingarkojnë mendimet. Nëse gjetja e një shpërqendrimi duket e pamundur, provoni të gjeni pak kohë – të themi, 30 minuta – çdo ditë. Përdoreni këtë kohë ose për të eksploruar shpërqendrimet e mundshme ose për t’u zhytur në ato ekzistuese.

Merr frymë thellë

E keni dëgjuar një milion herë, por kjo ndodh sepse funksionon. Herën tjetër kur të gjeni veten duke u kapur pas mendimeve, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë.

Medito

Zhvillimi i një praktike të rregullt meditimi është një mënyrë e mbështetur në prova e cila ndihmon që të pastroni mendjen nga mendimet e tepërta.

Shih pamjen e madhe

Si do të ndikojnë te ju, pas 5 apo 10 vjetësh, të gjitha çështjet që ju qarkullojnë në mendje? Mos lejoni që çështjet e vogla të kthehen në pengesa të rëndësishme.

Bëj diçka të këndshme për dikë

Përpjekja për t’i ardhur në ndihmë dikujt tjetër mund t’ju ndihmojë të vendosni gjërat në perspektivë. Mendoni se si mund t’i shërbeni dikujt që kalon një kohë të vështirë. Kjo ndihmon që të mos merreni me mendimet tuaja.

Prano sukseset

Kur jeni në mes të mendimeve, mendoni për sukseset tuaja. Shënoni gjërat më të mira të javës së kaluar. Nuk është e nevojshme që të jenë arritje të mëdha.

Merr parasysh një pikëpamje tjetër

Ndonjëherë, qetësimi i mendimeve kërkon që të dilni jashtë perspektivës suaj të zakonshme. Si e shihni botën formohet nga përvojat, vlerat dhe supozimet e jetës. Imagjinimi i gjërave nga një këndvështrim tjetër mund t’ju ndihmojë.

Vepro

Ndonjëherë, mund të kaloni të njëjtat mendime në mënyrë të përsëritur, sepse nuk po ndërmerrni ndonjë veprim konkret në lidhje me një situatë të caktuar.

Përqafo frikën

Disa gjëra do të jenë gjithmonë jashtë kontrollit tuaj. Mësoni se si ta pranoni këtë. Sigurisht, kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet dhe nuk do të ndodhë brenda natës. Por shikoni për mundësi të vogla ku mund të përballeni me situatat për të cilat shqetësoheni shpesh.

Kërko ndihmë

Nuk keni pse ta përballoni vetëm. Të kërkoni ndihmën e dikujt, një mik ose terapist, do t’ju ndihmonë shumë, madje do të ndryshojë mendimet.Burimet: Healthline, Psychology Today, Anabel

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori