LAJMI I FUNDIT:

Menaxhon yje të mëdha si Pjanic, Behrami apo Koulibaly, agjenti shqiptar Fali Ramadani po hetohet për pastrim parash

Menaxhon yje të mëdha si Pjanic, Behrami apo Koulibaly, agjenti shqiptar Fali Ramadani po hetohet për pastrim parash
Foto: Majorca daily buletin

Fali Ramadani është në probleme të mëdha nga Gjykata Kombëtare Spanjolle.

Menaxheri i njohur shqiptar po hetohet për një pjesëmarrje në një skemë për pastrim parash në Mallorca të Spanjës.

Ka qenë gazeta spanjolle Ultima Hora që ka njoftuar për operacionin e ekipit kundër krimit të organizuar dhe grupit ë hetimit financiar.


Ramadani akuzohet për krim ndaj Parasë Publike dhe për shpëlarje parash, ndërsa brenda disa ditësh duhet të udhëtojë drejt Madridit për të dëshmuar në Gjykatën Kombëtare si një person i hetuar, kanë thënë burimet nga gjykata.

Biznesmenë të tjerë dhe ish-futbollistë po hetohen për të njëjtën rast nga Gjykata Kombëtare Spanjolle.

Të dyshuarit janë kryesisht jashtë Spanjës, por që raportohet se kanë zhvilluar biznes me kompani të njohura në Mallorca.

Menaxheri shqiptar Fali Ramadani është njëri nga më të fuqishmit në botën e futbollit.

Ai ka nën menaxhim yje të mëdha të futbollit si Kalidou Koulibaly, Miralem Pjanic, Cengiz Under, Valon Behrami, Ante Rebic, Jerome Boateng, Samir Handanovic e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Kalo në kategori