Agresioni rus mbi Ukrainën ka ndikuar që shumë vende të futen në inflacion të çmimeve. Në Kosovë nga 3% sa ishte në vitin 2019, inflacioni ka shkuar në 14.1% vetën në gjashtë muajt e parë. Ndërkohë ekonomistët rekomandojnë që qeveria të merr masa fiskale më të drejtpërdrejta për t’i ndihmuar ekonomisë së vendit.
Çmimi i lartë produkteve është bërë barrë me e madhe për secilin qytetarë në Kosovë.
Por, çka bie në sy është ngritja e çmimeve sidomos tek produkteve esenciale për jetesë.
Ndërkohë, lartësia e inflacionit në mes të vitit 2022 ka arritur në 14.1 përqind, nga 3 përqind sa ishte në vitin 2019.
Kjo gjendje sipas ekonomistëve po bëhet mjaftë shqetësuese për vendin, për çka thonë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masat sepse sipas tyre dimri mund të jetë i vështirë.
“Qeveria jonë ka vendosur që të hesht karshi kësaj situate. Inflacioni në Kosovë është më i larti në rajon shkaku i mos veprimeve të qeverisë”, ka deklaruar ekonomisti Erton Bega.
Për të “stabilizuar” çmimet në treg, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka propozuar Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore.
Një iniciativë të tillë po e përkrahë ekonomisti Edison Jakurti, që të në kaluarën ka qenë edhe zëvendësministër i Tregtisë.
“Ky është një hap i mirë që e merr qeveria. Edhe para tri javësh qeveria ka vendosur çmime tavanë për naftën… kjo ka ndikua që në 20 produktet bazë të ketë ndryshime të çmimeve sepse zinxhiri kështu është i lidhur”, ka thënë ekonomisti Edison Jakurti.
Mirëpo sipas Jakurtit, Qeveria duhet të bëjë më shumë për të ruajtur fuqinë blerëse, duke ruajtur kështu edhe vlerën e parasë.
“Ka forma tjera që Qeveria mundet me i përdorë për me ruajt fuqinë blerëse. Shembull, mundet me bo reformë në skemën e tatimit mbi të ardhurat personale, ata që janë më të varfër të lirohen nga tatimi. E njëjta mund të bëhet edhe tek të ardhurat korporative”, ka shtuar Jakurti.
Ndërkohë, kundër propozimeve të Qeverisë, ka reaguar ish Kryeministri Avdullah Hoti.
Ish-kryeministri i Kosovës, që është edhe nga ekonomistët e shquar një vend ka thënë se “s’ka shtet demokratik që e bën një veprim të tillë, përderisa shton se “ekonomia e tregut nuk e pranon përballjen me inflacionin përmes dekreteve”./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi