Njëri prej menaxherëve të Zone Club, Petrit Kllokoqi ishte i ftuar sonte në emisionin veror ”21 Gradë”, me të cilin u diskutua për Zone Club, jetën e natës dhe tema tjera të ngjashme.

Duke folur për jetën e natës, Petriti tha se pritshmëritë e tyre këtë vit janë thyer, pasiqë tregoi se e kanë rritur kapacitetin si dhe kanë bërë investime më të mëdha. Ai tha se sa i përket jetës së natës, Prishtina është e stërmbushur, ku vinë edhe turistë nga vende të tjera.


Petriti foli edhe lidhur me zhurmën që po bëhet nëpër klube të natës, me ç’rast tha se nuk janë kundër kontrollimit të klubeve, shkruan rtv21.tv

”Po na nuk jena kundër, na jena ok me këto, na e kemi formuar një shoqate të gastronomeve të Kosovës, jam zgjedh kryetar, nuk jena kanë ok me kohën kur kanë ardhur ata, na kanë ardhur në kohën kur kemi më së shumti punë”, tha Kllokoqi duke shtuar se e kanë kritikuar këtë qasje për të qenë stimuluese e jo ndëshkuese.

Ai më tutje tha se janë ankuar ndaj sjelljes së policisë dhe inspektorëve. ”Kemi bashkëbiseduar që me i ndrysharu këto qasje”, shtoi më tutje ai.