LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i Rrahmanit e konfirmon se mbrojtësi i Kosovës tashmë është lojtar i Napolit, Aliaj tregon të gjitha prapaskenat e marrëveshjes

Menaxheri i Rrahmanit e konfirmon se mbrojtësi i Kosovës tashmë është lojtar i Napolit, Aliaj tregon të gjitha prapaskenat e marrëveshjes
Amir Rrahmani (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Amir Rrahmani, Adrian Aliaj ka zbuluar tashmë se mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, tashmë është lojtar i Napolit.

Kapiteni i Kosovës ka shkëlqyer që nga transferimi i tij në verë nga Dinamo Zagrebi te Hellas Verona për një shifër të raportuar prej dy milionë eurosh.

Paraqitjet e tij të mira me klubin italian kanë bërë që Rrahmani të pëlqehet shumë nga Napoli dhe të lidhet me një transferim në San Paolo.


Mësohen shifra që do të paguhet për Amir Rrahmanin nga Napoli – poashtu edhe paga e tij dhe kohëzgjatja e kontratës
Lexo po ashtu Mësohen shifra që do të paguhet për Amir Rrahmanin nga Napoli – poashtu edhe paga e tij dhe kohëzgjatja e kontratës

Pas disa javë thashetheme, menaxheri i Rrahmanit, Adrian Aliaj, ish-mbrojtës i Kombëtares së Shqipërisë, ka konfirmuar zyrtarisht se kapiteni i Kosovës do të jetë lojtar i ri i Napolit pasi marrëveshje është arritur.

Rrahmani po shkëlqen në Serie A te Verona (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Alija tregoi edhe kushtet e transferimit, kontratën dhe gjithçka tjetër rreth kësaj marrëveshje.

“Është vetëm ana teknike për t’u mbyllur, por të themi se kemi rënë dakord shumë kohë më përpara. Napoli e ka ndjekur që nga fillimi i sezonit lojtarin”, ka thënë fillimisht Aliaj për Supersport.

Faqja zyrtare e Serie A e cilëson mbret Amir Rrahmanin - statistikat e tij eklipsojnë emra si Skriniar, De Ligt e Koulibaly
Lexo po ashtu Faqja zyrtare e Serie A e cilëson mbret Amir Rrahmanin - statistikat e tij eklipsojnë emra si Skriniar, De Ligt e Koulibaly

“Ishte proces tre mujor. Mendojmë ta finalizojmë marrëveshjen zyrtarisht javën tjetër”.

“Mund ta them se ai tashmë është lojtar i Napolit. Ai është lojtar i kompletuar”.

Rrahmani si kapiten i Kosovës gjatë ndeshjes ndaj Anglisë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Të vish në këtë nivel për të pasur interesim nga Napoli është privilegj për lojtarin dhe mua si menaxher. Është punë e vështirë, sakrificë e lojtarit. E prisnim të ndodhte”.

De Biasi: Rrahmani i duhur për Napolin, Kumbulla të ardhme të madhe para tij
Lexo po ashtu De Biasi: Rrahmani i duhur për Napolin, Kumbulla të ardhme të madhe para tij

“Rrahmani do të jetë zyrtarisht në janar lojtar i Napolit, por do të mbetet i huazuar deri në verë te Verona. Kontrata e tij është pesë vjeçare”.

“Lojtari është i kënaqur. Kushtet janë të mira për lojtarin. Verona është gjithashtu e kënaqur pasi e bleu vetëm dy milion euro dhe e shet 15 milionë”, përfundoi menaxheri i Rrahmanit. /Telegrafi/

Adrian Aliaj

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori