Po të mos ishte raporti i Avokatit të popullit për rastin e Sopotit, i cili priti në sirtarë për 10 vjet, nuk do ta merrte përsipër Prokuroria Speciale, tha Memeti, duke shtuar se në shumë raste gjyqësore që kanë të bëjnë me palë të etniteteve të ndryshme, drejtësia ka qenë selektive. Kreu i këtij institucioni tha se në rastet “Monstra”, “Almiri”, “Sopoti”, “Maturanti”, “Alfa” e të tjerë, prokuroria ka ngritur akuza të gabuara dhe gjykata nuk e ka ndarë drejtësinë si duhet.
“Kryesisht Prokuroria Speciale është bazuar në raportin e Avokatit të popullit, pra me të dhënat dhe provat që i ka grumbulluar Avokati popullit, që atë kohë e tërhoqi atë aktakuzë. Në anën tjetër, sa i përket rastit të Almirit, në bazë të asaj që ne ndoqëm, ka shumë shkelje të procedurës që në mënyrë joprofesionale është udhëhequr hetimi. Këto raste jo transparente, lënë dyshime se ka edhe anime nacionale që është më e keqja dhe në këtë mënyrë të udhëheqjes së procedurave humbet besimi”, tha Ixhet Memeti.
Me ndryshimet ligjore, mandati i Ombudsmanit është fuqizuar. Përveç se të mbroj të drejtat e njeriut, thotë ai, ky institucioni tani mund të merr pjesë në procedurat gjyqësore për të ndihmuar trupin gjykues që të jetë sa më e drejtë gjatë marrjes së vendimeve, sidomos kur rastet gjyqësore janë shumë delikate.
“Në anën tjetër, ndryshimi i fundit është që ka të bëjë me kontrollin civil ndaj punës së policisë. Jo që nuk është ndjekur puna e policisë dhe nuk është denoncuar kur policët kanë thyer rëndë të drejtat e qytetarëve, por efekti i hetimeve në prokurori ka ngecur. Për këtë do të krijohet një trup i posaçëm në institucionin e Avokatit të popullit në sektor civil dhe në prokurori për ndjekjen e brutalitetit policorë apo ndëshkimin e brutalitetit policorë”, u shpreh Ixhet Memeti.
Institucioni i Avokatit të popullit në Maqedoni, këto ditë mbush 20 vjetorin e themelimit. Ixhet Memeti në krye të këtij institucioni u zgjodh në dhjetor të vitit 2004 dhe për mandatin e dytë u rizgjodh në vitin 2012. Për 14 vjet sa ka ushtruar këtë detyrë, ai thotë se ka arritur të shmang konfliktet religjioze, etnike dhe sociale, ka parandaluar diskriminimin dhe ka mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Ombudsmanit, ky mandat i skadon pas dy vjetësh. Pasi që nuk ka të drejtë ligjore të rikandidojë për herë të tretë, Memeti zotohet se do të vazhdoj misionin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në ndonjë institucion tjetër./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës