LAJMI I FUNDIT:

Melania zbuloi se ku e çoi Donald Trump në takimin e tyre të parë: Ishim vetëm në veturë

Melania zbuloi se ku e çoi Donald Trump në takimin e tyre të parë: Ishim vetëm në veturë
Foto: Getty Images

Në intervistën e saj të parë pas dy viteve larg mediave, bashkëshortja e Donald Trump, Melania, foli për Fox News me qëllim promovimin e librit të ri të saj. “Ka ardhur koha që të tregoj historinë dhe të vërtetën time”, tha ajo, duke nisur me kujtimin e takimit të parë të pazakontë me bashkëshortin e saj aktual.

Sipas fjalëve të saj, në kohën kur u njohën, Trump tashmë njihej si një biznesmen i shquar amerikan, gjë që e bënte të vështirë për ta të shkonin në një restorant, kafe apo kinema. Në vend të kësaj, Trump e çoi në një vend të veçantë ku mund të kishin privatësi. Ata së bashku shkuan për të parë një pronë që Trump synonte të blinte, dhe Melania e përshkroi këtë takim të parë si një përvojë shumë të bukur.

“Pasi ishim vetëm në makinë për rreth një orë ose një orë e gjysmë. Nuk kishte zhurma të tjera, as njerëz të tjerë. Në atë kohë ai tashmë njihej si një person i famshëm, kështu që ishte shumë e këndshme të ishim vetëm ne të dy”, tha Melania, duke shtuar: “Më pëlqente vizioni që ai kishte. Dhe lidhja që kishim. Ishte diçka shumë e veçantë”.


Foto: Getty Images

Përveç kësaj, Melania zbuloi edhe sesi ishte propozimi i tyre për fejesë.

“Ishte ditëlindja ime. Dhe ishte Met Gala. Të gjitha ndodhën në një natë. Ishim tashmë në shtëpi, të dy të veshur për mbrëmjen gala”, kujtoi Melania natën kur Trump i propozoi pas kthimit në shtëpinë e tyre të përbashkët. Ata u martuan në janar të vitit 2005.

Në prag të zgjedhjeve të reja presidenciale, ish-modelja foli për anën e Trump që e shohin vetëm ata më të afërtit. Ndërsa në fjalimet e tij ai duket shumë i ashpër, Melania theksoi arsyet përse është ende e dashuruar me të: “Humori i tij, personaliteti, mirësia. Ai është shumë i veçantë. Pozitiviteti i tij. Energjia e tij. Është e mahnitshme”.

Kujtojmë se këto janë kujtimet e para të saj. Zyra e Melanias i ka përshkruar ato si një histori të fuqishme dhe frymëzuese të një gruaje që ka ndërtuar rrugën e saj, ka kapërcyer të gjitha vështirësitë dhe ka “definuar përsosmërinë personale”.

Ish-zonja e parë “fton lexuesit në botën e saj, duke ofruar një portret intim të një gruaje që ka jetuar dhe vazhdon të jetojë një jetë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e librit. Memoaret e Melanias përmbajnë histori personale dhe fotografi familjare që nuk janë ndarë më parë me publikun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U sollën si “shpellarë”, Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin të jetojnë në një “shpellë” brenda BBVA pas thyerjes së rregullave

U sollën si “shpellarë”, Vëllai i Madh dënon Rozanën, Gjestin, G Banin dhe Klajdin të jetojnë në një “shpellë” brenda BBVA pas thyerjes së rregullave

Magazina
Gert Ferra eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Gert Ferra eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Magazina
Situatë qesharake në BBVA, Jozi thotë se kishte planifikuar t'i këndonte këngën

Situatë qesharake në BBVA, Jozi thotë se kishte planifikuar t'i këndonte këngën "Zotëria juaj" babait të Loredanës por ndërroi mendje kur pa disponimin e tij

Magazina

"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin

Magazina
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza

U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza

Magazina
Kalo në kategori