LAJMI I FUNDIT:

Melania Trumpin në Japoni do ta ruajnë gratë luftëtare: Ky njësit i sigurisë u krijua vetëm për të (Video)

Melania Trumpin në Japoni do ta ruajnë gratë luftëtare: Ky njësit i sigurisë u krijua vetëm për të (Video)

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, bashkë me bashkëshortin e saj presidentin Donald Trump, arrin sot në një vizitë në Japoni, e për sigurinë e saj do të përkujdeset një njësit i  veçantë femrash, njofton CNN.

Policia në Tokio krijoi një njësit policor të përbërë nga gra për shkak të një detyre shumë specifike. Puna e tyre do të jetë mbrojtja Melania Trump dhe të ftuarave të  tjera të shquara, përfshirë edhe Ivankën, vajzën e presidentit Trump.

Zonja e Parë e Amerikës vjen në Japoni sot me bashkëshortin e saj Donald në një vizitë dy-ditore këtij vendi, ndërsa Ivanka Trump, vajza e presidentit dhe këshilltarja e tij, arriti në Tokio qysh  të enjten, njoftoi CNN, përcjell Telegrafi


“Njësit i policeve femra, në vend të uniformave të policisë japoneze, do të veshë kostume të ngushta të zeza dhe këmisha të bardha. Të mërkurën, në vigjilje të vizitës së Ivanka Trump, në Tokio u mbajt një stërvitje jashtë Pallatit Perandorak, ku policet femra treguan për media aftësitë e tyre të mbrojtjes dhe sulmit.

“Me krijimin e këtij njësiti autoritetet japoneze  duan t’u tregojnë respekt femrave nga përcjellja e Trumpit, por edhe për të siguruar mbrojtje që nuk do të jetë shumë i bezdisshme”, shpjegoi eksperti CNN Jonathan Vakrou, një ish-agjent i Shërbimit Sekret amerikan, i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen e presidentëve amerikan.

“Japonezët vlerësojnë se më e rehatshme është të kenë një skuadër e përbërë vetëm nga femrat dhe kjo nuk është asgjë e pazakontë” , tha Vakrou, i cili kujton vizitat e presidentëve amerikanë në vendet aziatike, në kohën kur ai ishte në shërbim dhe kur njësitet të tilla kanë mbrojtur edhe Michelle Obama, gruan e ish-presidentit amerikan Barack Obama.

Skuadra japoneze e femrave që për herë të parë u krijua vetëm për këtë rast, është në të vërtetë pjesë e përgatitjeve dhe ushtrimeve për Olimpiadën 2020, e cila do të mbahet në kryeqytetin japonez. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=kKe0kn6CReI

Në trend Botë

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori