LAJMI I FUNDIT:

Mëkatet e mëdha që nuk u lanë kurrë në Shqipëri

Mëkatet e mëdha që nuk u lanë kurrë në Shqipëri
Ilustrim

ShBA u ngrit si supërfuqi ekonomike botërore, mbi djersën dhe gjakun e skllevërve afrikanë. Një nga padrejtësitë më të mëdha sociale të epokës moderne të njerëzimit. Por, ky vend, çuditërisht, u fut në një luftë civile, që e lau me gjakun e një të tretës së popullsisë së bardhë atë tokë të mëkatit të madh, duke e hequr skllavërinë e duke u bërë flamuri i të drejtave të njeriut. Të drejta që kur preken, edhe sot, e tronditin këtë vend.

Shqipëria është një vend që, edhe pse i pazhvilluar, është ngritur mbi një pabarazi të madhe sociale. Regjimi komunist detyroi të punojnë mijëra njerëz si skllevër, vetëm pse ishin kundërshtarë të tij. U thanë këneta, u ndërtuan rrugë, hekurudha, miniera, e kanale vaditëse. Shumë njerëz vdiqën e u groposën aty ku dhanë shpirt. Në fund, kur regjimi ra, ata që punuan për regjimin u konvertuan në politikanë modernë dhe sipërmarrës, duke pronësuar pasurisë kombëtare. Ndërsa, ata që e ngritën këtë pasuri, vazhdojnë të presin radhën për të marrë këstin e dëmshpërblimit, një lëmoshë e shëmtuar e “mirënjohjes” së shtetit.
Nuk pati as drejtësi penale, as drejtësi shoqërore.

Ky vend vazhdon të mbajë ende nën këmbë padrejtësi të mëdha. Ata që bënë krimet, nuk paguan, por u pasuruan me gjakun e skllevërve.


A është kjo një arsye që ne vazhdojmë të ndëshkohemi, duke u zvarritur si krimi në një tokë të përzhitur?

Unë nuk besoj shumë që “Dikush” atje lart i drejton ca punë këtu në tokë, por mendoj se mëkatet e mëdha, me përmasa historike, duan “kurbane” të mëdha që të lahen.

P.S: Foto nga puna e të dënuarve politikë për hapjen e kanalit vaditës Peqin-Kavajë, e cili gjithsesi sot nuk funksionon.

Në trend

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Kalo në kategori