Meka Halal Food vazhdon përkrahjen e pilotit të njohur të garave automobilistike malore

MEKA Halal Food ka njoftuar se edhe këtë vit do të vazhdojnë ta përkrahin pilotin e njohur ta garave automobilistike malore, Liridon Kalanderin.
Kompania e njohur për prodhimin e produkteve të mishit ka vazhduar përkrahjen e sportit, në veçanti atë të garave automobilistike.
“Edhe sivjet logo e firmës MEKA Halal Food në makinën super të shpejt të garave në ngjitje malore të cilën e piloton Liridon Kalanderi”, ka njoftuar kompania e njohur kosovare.
Ndryshe, vitin e kaluar, Liridoni i fitoj disa gara në kampionatin Evropian dhe sivjet planifikon të jetë në gara tjera të njohura.
Sternberk të Çekisë (më 31 maj – 1 qershor), në St. Ursanne të Zvicrës (15-17 gusht), në Ilirska Bistricë të Sllovenisë (29-30 gusht) dhe në Buzet të Kroacisë më 19-21 shtator janë garat ku do të marrë pjesë Kalanderi. /Telegrafi/


















































