Shkrimtari Mehmet Kraja, ka atakuar veprimtarët aktualë të LDK-së.

Përmes një statusi në Facebook, duke komentuar shënimin e 29-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), ka thënë se “të gjithë ata që sot u shfaqën si themelues të LDK-së, nuk janë të tillë”.


Ndryshe, Mehmet Kraja  është një ndër shkrimtarët që së bashku me Jusuf Buxhovin, Ibrahim Berishën dhe Xhemajl Mustafën kishin nisur themelimin e një partie politike shqiptare në ish-sistemin jugosllav.

Kraja ka punuar edhe si gazetar në Rilindje, pastaj në Universitet, ndërsa është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës./Telegrafi