LAJMI I FUNDIT:

Megjithëse rënie në krahasim me vitin e kaluar – në Kosovë gjatë korrikut më së shumti vizitorë nga Shqipëria

Megjithëse rënie në krahasim me vitin e kaluar – në Kosovë gjatë korrikut më së shumti vizitorë nga Shqipëria

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin korrik 2024.

ASK njofton se në muajin korrik 2024 ka pasur më pak vizitorë në hotele se në korrik të 2023.


Në korrik 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 57 447, prej tyre 33.6%, ishin vendorë dhe 66.3%  ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin korrik të vitit 2023 (sa ishin 71 341 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 19.5%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 133 663, prej tyre 35.2% nga vendorët dhe 64.7% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka regjioni i Pejës me 8 864 vizitorë dhe më 26 477 net-qëndrimi.

Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (korrik 2023) ka ulje të vizitorëve për 18.1%.

Në total 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj. /Telegrafi/