Emisioni spanjoll El Chiringuito raporton se Real Madridi e ka pranuar ofertën e Juventusit prej 100 milionë eurove  për Cristiano Ronaldon.

Bianconerët tash e një kohë janë vënë pas yllit portugez për të cilën janë gati të paguajnë pagë vjetore 30 milionë euro.


Mësohet se paga e tij do të paguhet në bashkëpunim me kompaninë Exor, që ka nën menaxhim marka si FIAT dhe Ferrari.

GettyImages 962756684 Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Lojtari ka pasur klauzolë prej 1 miliard euro por që në një ‘marrëveshje xhentëlmenësh’ mes tij dhe klubit ai do të largohej për 100 milionë euro.

Sipas El Chiringuito, oferta e Juventusit për Ronaldo që të largohet nga Real Madrid është pranuar.

GettyImages 962792890 1 Cristiano Ronaldo i ka fituar pesë Liga të Kampionëve (Getty Images)

Presidenti Andrea Agnelli sot ka udhëtuar për në Greqi ku gjendet edhe Ronaldo, ndërsa gjatë ditës do të bashkohet dhe Jorge Mendes.

Edhe eksperti i afatit kalimtar Gianluca Di Marzio është i bindur që 100 milionë eurot janë pranuar nga klubi mbretëror.

GettyImages 962791400 Ronaldo largohet nga Real Madridi (Getty Images)

Dyshja e Juves, Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici, janë duke e pritur dritën e gjelbër nga Mendes që të mbyllet transferimi./Telegrafi/

telegrafi sport app