Medikamente në vlerë rreth 550 mijë euro për trajtimin e diabetit TIP 2- Aksioni për nëna dhe fëmijë dhe Americares mbështesin personat me diabet TIP 2 në Klinikën e Endokrinologjisë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC), në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Americares, ka dhuruar një donacion jetik në vlerë rreth 550,000 euro me medikamente për trajtimin dhe menaxhimin e diabetit të tipit 2.
Donacioni është i dedikuar për Klinikën e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ky donacion përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët me diabet në Kosovë.
Diabeti në Kosovë – Një sfidë e madhe shëndetësore
Diabeti tip 2 është forma më e përhapur e diabetit, duke përfshirë rreth 95 për qind të rasteve dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së pacientëve.
Numri i pacientëve me diabet është në rritje të vazhdueshme, për shkak të faktorëve të ndryshëm, si stili i jetesës sedentare, ushqyerja e pashëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik. Kjo rritje përbën një sfidë të madhe për sistemin shëndetësor të vendit, i cili shpesh përballet me mungesë të kapaciteteve infrastrukturore mjekësore.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm gjatë vitit 2022 janë regjistruar 7,302 raste të reja të diabetit tip 2, nga të cilat 4,475 raste i përkisnin grave dhe 2,827 raste burrave.
Ndikimi i Donacionit në Jetën e Personave me Diabet
Donacioni i siguruar nga AMC dhe Americares përfshin një sasi të konsiderueshme të medikamenteve esenciale për menaxhimin e nivelit të glukozës në gjak dhe për parandalimin e komplikimeve të rënda të diabetit. Ky donacion do të lehtësojë jetën e pacientëve që janë të hospitalizuar duke u siguruar atyre trajtim të sigurt dhe cilësor.
Duke reduktuar mungesën e medikamenteve në spitale, ai lehtëson punën e profesionistëve shëndetësorë, duke i ndihmuar ata të ofrojnë shërbime më efektive dhe trajtime më cilësore për pacientët. Kjo do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe në uljen e rasteve të ndërlikimeve të diabetit.
“Ky donacion është i domosdoshëm për pacientët me diabet tip 2, veçanërisht duke pasur parasysh numrin në rritje të personave të prekur nga kjo sëmundje. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe falënderues për këtë donacion të çmuar – tha znj. Afërdita Kukaj, kryeinfermiere në Klinikën e Endokrinologjisë.
Angazhimi i AMC për Kujdes Shëndetësor më të Mirë
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar në shpëtimin e jetëve dhe përmirësimin e shëndetit të foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Përmes projekteve dhe partneriteteve me organizata ndërkombëtare, AMC synon të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për sfidat kryesore të sistemit shëndetësor, duke përfshirë sigurimin e qasjes në barna dhe shërbime cilësore për komunitetet më të cenueshme.
AMC dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të siguruar një sistem shëndetësor më të fortë, ku çdo pacient ka mundësinë të marrë trajtimin e nevojshëmy donacion është një dëshmi e përkushtimit të AMC për të ndihmuar komunitetin dhe për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve të Kosovës.
Ky donacion është një tjetër hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shëndetit të popullatës dhe një shembull konkret i solidaritetit dhe përkushtimit për një Kosovë më të shëndetshme.
Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni:
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)
Email: info@amchealth.org
Website: www.amchealth.org
Tel: +383 49 110 333
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe