“Zjarri i bie të jetë një hakmarrje e Perëndisë për ngritjen e Flamurit të Kosovës në Notre-Dame me rastin e një përvjetori në nëntorin e kaluar", shkruajnë mediet në gjuhën gjermane.

Teksteve skandaloze të dy gazetave serbe të cilat zjarrin në katedralen Notre Dame të Parisit e quajnë “ndëshkim nga Zoti”, i kanë bërë jehonë një numër i konsiderueshëm i mediave në gjuhën gjermane. Në Zvicër, gazetat si Tages Anzeiger, Berner Zeitung, Blick, ashtu si dhe agjencia e lajmeve SDA, kanë raportuar mbi këtë “xhevahir” të radhës të gazetave bulevardeske të fqinjit tonë verior, shkruan albinfo.ch. Po ashtu edhe televizioni gjerman i lajmeve NTV sikurse edhe gazeta dhe mediume tjera, austriake e gjermane janë marrë me këtë skandal.


“Zjarri i bie të jetë një hakmarrje e Perëndisë për ngritjen e Flamurit të Kosovës në Notre-Dame me rastin e një përvejtori në nëntorin e kaluar”, shkruajnë mediet e përmendura. “I zuri Zemërimi i Perëndisë”, mund të lexohej të hënën në faqet e internetit të gazetave “Alo” dhe “Informer”, pak pas shpërthimit të zjarrit.

Po për çfarë do të “zemërohej perëndia” kaq keq me Francën?

1 167

Gjatë një manifestimi përkujtimor kushtuar 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në nëntorin e vitit të kaluar në Katedralen Notre-Dame të Parisit ishin ngritur flamujt e vendeve të të gjithë mysafirëve të ftuar, në mesin e tyre edhe ai i Kosovës, përcjell albinfo.ch. Serbia, e cila nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, ishte ankuar atëbotë për një “skandal”.

Ajo që edhe më shumë i ngarkonte marrëdhëniet serbe-franceze ishte fakti se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte ulur në tribunën e nderit ndërkohë që homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç, i ishte rezervuar një vend më pak prestigjioz.

2 62

Tash “Alo” konstaton se zjarri i madh në Notre-Dame është ndëshkim për faktin se në nëntor “ishte pështyrë mbi viktimat serbe në Luftën e Kosovës”.

Presidenti Vuçiç, natyrisht, i ka shprehur ngushëllimet e veta Francës dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar.

3 44

Të dy gazetat e afërta me psuhtetin, “Alo” dhe “Informer” ndërkohë kanë tërhequr artikujt nga faqet e tyre në mbrëmjen e të hënës.