Mediumi serb Nova.rs, ka sjellë një shkrim të publikuar nga mediat zvicerane.
Siç vë në pah mediumi serb, nën titullin “Pse zonja e çelikut duhet të qëndrojë prapa hekurave”, “Der Bund” dhe “Tagesanzeiger“, gazetat e përditshme zvicerane, shkruan për aferën dhe arrestimin e Dijana Hrkaloviqit, duke thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministri i brendshëm, Nebojsha Stefanoviq janë të lidhur direkt me mafinë gjersa aktualisht janë në një “luftë” që po e ndjek i gjithë kombi.
Duke cituar më tej mediat zvicerane, mediumi serb tregon se në një nga nëntitujt shkruan, “Mafia dhe policia në Serbi”, dhe ai shpjegon se Dijana Hrkaloviq e bëri karrierën e saj në Ministrinë e Brendshme, si dikush që komunikonte drejtpërdrejt me qarqet mafioze dhe kryente punët e pista të Nebojsha Stefanoviqit.
Në tekst përmendet edhe Veljko Belivuk, por edhe Aleksandar Vuçiq, kur thuhet se në televizionet serbe janë paraqitur detaje të neveritshme të krimeve të Belivukut, si bluarjen e mishit, prodhimin e qebapëve nga pjesët e trupit të njeriut dhe të ngjashme. Autori i tekstit është i tmerruar nga ajo që ka parë në mediat serbe pro regjimit, raporton nova.rs.
Më tej ai shpjegon ngritjen e Dijana Hrkaloviqit. Ajo pretendon se të njëjtat media pro regjimit dikur e lavdëronin dhe e quanin “Zonja e çelikut”, ndërsa sot e “shkatërrojnë” dhe i bëjnë tekste për të brendshmet dhe fotot nudo. Autori i quan mediat pro regjimit një “makinë të së keqes” që është gati të shkatërrojë jetën e kujtdo që përbën rrezik për regjimin. Në tekst përmendet edhe djali i Vuçiqit, Danilo.
Autori kujton tekstet e publikuara nga KRIK dhe thekson se në të njëjtat foto ku ndodheshin anëtarët e klanit Belivuk, shihet edhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë. Teksti kujton gjithashtu se KRIK publikoi dëshminë e Belivuk, në të cilën ai pretendonte se Vuçiq kërkonte që të frenonte fansat në tribunë që ata të mos bërtisnin “Vuçiq homoseksuali”.
Gazeta më tutje shkruajnë se arrestimi i Dijana Hrkaloviqit është vetëm një paralajmërim për Stefanoviqin për të mos publikuar materiale komprometuese shtesë lidhur me Presidentin e Serbisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës