LAJMI I FUNDIT:

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për filmin “Zana”: Përvoja e një familjeje në luftë, frymëzon hyrjen e Kosovës në “Oscars”

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për filmin “Zana”: Përvoja e një familjeje në luftë, frymëzon hyrjen e Kosovës në “Oscars”

“Një film i frymëzuar nga përvojat e regjisorit, pasi humbi nënën dhe motrën e saj në luftë është paraqitur si hyrja e Kosovës për çmimin “Best International Feature” në “Oscars” të vitit të ardhshëm”, ka nisur shkrimin rrjeti evropian i mediumeve, EuroNews, shkrimin për filmin që Kosova ka dërguar sivjet si propozim në Akademinë e Filmave.

Antoneta Kastrati përdori kujtimet e saj për konfliktin e viteve 1998-99 si një bazë për filmin “Zana”.

“Është frymëzuar nga një histori e vërtetë”, thotë Kastrati. “Është imagjinare, por buron nga përvojat e mia gjatë luftës. Unë isha adoleshente dhe humba nënën dhe motrën time – ato u vranë. Efektet e luftës dhe marrja e tyre nga përvoja ime personale e trajtimit të PTSD (çrregullimi i stresit pas luftës) dhe makthet”, ka thënë tutje regjisorja.


Filmi sjell personazhet Lume (luajtur nga Adriana Matoshi), një grua shqiptare që jeton me burrin e saj Ilirin (i luajtur nga Astrit Kabashi) dhe vjehrrën Remzije (rol i luajtur nga Fatmire Sahiti).

Pasi ka humbur fëmijën e saj të vetëm një dekadë më parë në luftë, Lumja është përhumbur nga tmerret e natës dhe nuk është në gjendje të konceptojë.

E dëshpëruar për të mbushur një zbrazëti, familja e saj e shtrëngon atë të kërkojë shërues magjikë për të trajtuar infertilitetin e saj. Kur Lumja i reziston, Remzija sjell një grua të etur, më të re në shtëpi.

“Nën kërcënimin e zëvendësimit, Lumja braktis mjekësinë moderne dhe pajtohet të eksplorojë praktikat tradicionale”, është fabula që EuroNews ka nxjerr në përfundim të artikullit, referuar filmit kosovar me pritshmëri të mëdha.

EuroNews përndryshe është një rrjet evropian me lajme televizive me pagesë, me seli në Lyon të Francës. Rrjeti mediatik filloi transmetimin më 1 janar 1993 dhe synoi të mbulojë lajmet botërore nga një perspektivë evropiane.

Ndërkohë, shkrim filmit kosovar i kanë dedikuar edhe dy mediat me nam botëror Variety dhe Hollywood Reporter, të cilët kanë paraqitur ngjarjen që shtjellohen në film dhe pritshmëritë që ai të përfundojë i nominuar në ndonjë prej kategorive të “Oscars”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Magazina
Kalo në kategori