LAJMI I FUNDIT:

Me sport kundër celulitit

Me sport kundër celulitit

A mund të hiqet celuliti vetëm me ushtrime dhe me sport? Cilat ushtrime duhet bërë?

Rezultatet më të mira në heqjen e celulitit arrihen me kombinimin e ushqimeve anticelulite, të lëvizjeve, të ushtrimeve dhe të prodhimeve anticelulite, me të cilat fërkohen indet e nxehura.

Me ushtrime përmirësohet tonusi dhe përshpejtohet qarkullimi, që është punë me dobi. Mirëpo, nëse kemi të bëjmë me celulit të shkallës së lartë, kjo nuk do të mjaftojë. Prandaj, në racionet e ushqimit duhet shmangur yndyra dhe hidratet e karbonit të rafinuara. Duhet përdorur shumë perime, pemë dhe ujë të mjaftueshëm.


Krahas ushqimit, duhet bërë ushtrime që shtrëngojnë, si, për, shembull – kërcimi me litar, ngasja e biçikletës, noti…/Telegrafi/