Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria 3-1 Bjellorusi: Cikalleshi e Manaj me super paraqitje

Shqipëria është duke shkëlqyer në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 3-1.
Goli i parë erdhi në minutën e 19-të kur një harkim i Hysen Memollës gjeti Sokol Cikalleshin i cili godet bukur me kokë dhe shënon për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Rey Manaj u pengua në zonë nga portieri, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sokol Cikalleshi për 2-0.
Bjellorusët ngushtuan rezultatin në minutën e 35-të me Maksim Skavysh.
Por Shqipëria nuk u dorëzua dhe shënoi edhe golin e tretë me Rey Manajn.
Shqipërisë i duhet fitorja për të qëndruar si e para në grup për të kaluar pastaj në Ligën B. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































