Është mbyllur pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Sllovenia faktikisht brenda këtyre 45 minutave ishte më dominuese dhe kishte disa raste më të rrezikshme, megjithatë Aro Muric ishte mahnitës për të mos lejuar befasi.


Kosova e nisi më mirë, për të rrezikuar pas vetëm pesë minutave lojë përmes Vedat Muriqit, mirëpo goditja e këtij të fundit përfundoi jashtë rrjetës.

Sllovenia pastaj mori dominimin në posedim, ku zhvilluan dy aksione të rrezikshme por që Muric e bllokoi më së miri Benjamin Seskon e Man Unitedit.

Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse Kosova do të arrijë ta zhbllokojë rezultatin ndaj Sllovenisë./Telegrafi/

telegrafi sport app