Mbyllen 45 minutat e parë: Dominoi Interi, por epërsinë e ka Milani

Milani ka shkuar në epërsi në pushimin mes pjesëve përballë Interit në takimin e dytë në kuadër të Kupës së Italisë.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1, ndërsa aktualisht rezultati i përgjithshëm është 2-1 në të mirë të Rossonerëve.
Nerazzurët e nisën shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar me anë të Matteo Darmian qysh në minutën e 10-të.
12 minuta më vonë, Federico Dimarco lëshoi një një goditje të fuqishme, por që shtylla ishte në anën e Milanit.
Në minutën e 33-të, Mehdi Taremi pasoi te Lautaro Martinez, por që argjentinasi nuk ia doli të gjuante kuadratin.
Tre minuta më vonë, Alejandro Jimenez asistoi te Luka Jovic, që kaloi Milanin në epërsi.
Kështu, Rossonerët shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi, por që janë në dijeni se ndaj rivalit të tyre më të madh do të jetë shumë e vështirë. /Telegrafi/


















































