Aktorja Kaltrinë Zeneli u shndërrua në një senzacion vitin e kaluar, kur bëri publik rastin e famshëm të keqtrajtimit të të moshuarve në Qendrën “Orenda” në Pejë.

Ajo është pjesë e trupës artistike të qendrës “Artpolis”, ndërsa mban shfaqje të ndryshme si aktore.


Së fundmi, Kaltrina ka treguar se ka vendosur të mbulohet pak ditë para muajit të shenjtë të Ramazanit.

334818549 1903118156709487 1595472778506955343 n

Ajo ka vizituar këto ditë Turqinë, ku pas vizitës në disa objekte fetare, e ka vënë mbulesën dhe nuk e ka larguar më.

E njëjta ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të ndryshme me mbulesë, të realizuara në qytetin e Stambollit.

334847739 498114229003089 4541457294075773617 n e1679331357319

Se është mbuluar, aktorja e konfirmoi edhe në një intervistë të fundit për emisionin “Gjesi” në T7.

“Unë qe tri vite fali namaz , edhe nuk e ka ditë askush, në fakt e kanë ditë vetëm rrethi i ngushtë edhe kushdo që më ka pa duke u falë. E kam mbajte gjithmonë për vete. Kur kam fillu me u fal kam thënë ndoshta najherë mbulohem po jo diçka të caktuar me thënë që qitash ose ndonjë periudhë të caktuar se kur me u mbulu. Ishim në Turqi është hera e parë që po flas për këtë pjesë. Ishim në Turqi për shfaqje. Edhe iu thash të hanën du me u mbulu veç me ditë se si është si ndjenjë se gjithmonë më kanë pëlqyer gratë me mbulesë”, ka thënë ajo.

kaltrina1

Tutje, Zeneli tha se cilat ishin reagimet që kishte marrë nga familja dhe rrethi i saj i ngushtë.

“E vendosa mbulesën dhe asnjëherë më mirë nuk jam ndi. E mbajta gjithë ditën edhe mandej gjithë ditën e kam mendu duke thënë qysh me mbajtë gjithë. Edhe për shkak të profesionit edhe kolegtë më kanë pyet qysh. Krejt i kam mendu edhe brenda ditës edhe vendosa me u mbulu. Më ardhke marre me hek, babi e kish brengën e profesionit, por kur i tregova të gjitha e respektoi të gjithën. Në fakt nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj sepse e kam gjet qetësinë shpirtërore”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

335600106 3427792890826724 3033277610187171652 n