Chelsea nuk arriti ta mbante rezultatin ndaj Salzburgut, ashtu që skuadrat i ndanë pikët në takimin e raundit të dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stamford Bridge.
Përkundër rezultatit të barabartë, paraqitja e vendasve ishte më e mirë dhe e tillë është edhe nota mesatare.
Thiago Silva dhe në përgjithësi mbrojtja e Bluve ka marrë vlerësim të lartë në këtë përballje.
Kai Havertz ka zhgënjyer me paraqitjen e tij, sikurse edhe Nicolas Capaldo që ka marrë notën më të ulët në takim.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të futbollistëve të përfshirë në përballjen Chelsea 1-1 RB Salzburg. /Telegrafi/