Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur ditën e sotme (e hënë) të pafajshëm reperin nga Peja, Gjiko, lidhur me akuzën për dhunim që ishte ngritur ndaj tij.

Mbrojtja e Asdren Gjikollit (emri i vërtetë) është udhëhequr nga avokati i njohur në Kosovë dhe më gjerë, Kujtim Kërveshi.


E ky i fundit në një postim tjetër tregon se këtë e kishte amanet nga artisti dhe ish-drejtori menaxhues i Telegrafit, tashmë i ndjeri Arlind Gjikolli - Gjikla.

Kërveshi e çoi amanetin deri në fund, teksa thekson se një gjë të tillë ia kishte premtuar Gjiklës, duke i bërë edhe një dedikim emocionues.

Më poshtë lexoni të plotë shkrimin e Kërveshit:

“E kam udheheqe mbrojtjen me amanetin tond Arlind Gjikolli

Axhushin e ke të lirë e me kryt’ nelt’ !

Të pata premtu kur ndrove energji, kur na ike fizikisht, se kena me “fol” une dhe ti prap qetu!

Krejte qeto ti kisha thone e shumë cka, po amaneti yt ish pas kon i rrond si besa që e qon vëllaun prej dheut, si ne ato kanget elegjike tonat kombetare.

Qaj amanet kur ne betejat e fundit me kancerin, me the “kqyrma axhushin se une ndoshta sjom mo” nuk shkruhet ne aktgjykim, po krejte e verteta e axhushit tond osht e paqt’ si loti!

Po ja kthej tash Gjikon familjes, muzikes! Kisha dashte me u pas kry ky proces ma shpejte, po so mvare’ prej meje!

Shpirtin rahat shoki i klases, amenetin n’vend e ki!

Eh, sa here te kena permend! Na mungon tonve’ Gjiklo!

Shoki yt’ qysh me ki thirrë kur me lavdojshe “there is one and only KK”

Kujta”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook