Mbreti i Jordanisë ka akuzuar Turqinë se ka eksportuar terroristë në Evropë.
Mbreti Abdullah ka deklaruar se kriza e madhe e refugjatëve nuk ishte një aksident, ashtu si dhe prezenca e terroristëve mes tyre.
“Është fakt që terroristët po shkojnë në Evropë si pjesë e politikave të Turqisë”, është shprehur ai.
I pyetur për faktin nëse ISIS po eksporton naftë në Turqi, Abdullah tha se kjo është e vërtetë absolute.
Kjo deklaratë e mbretit të Jordanisë në fakt është bërë më 11 janar gjatë një takimi në Kongresin amerikan, raporton “MiddleEastEye”, që mbulon zhvillimet në Lindjen e Mesme. Madje, ai ka shpjeguar dhe motivet pse presidenti turk Erdogan po e bën një gjë të tillë, transmeton panorama.al.
Abdullah tha se Erdogan beson se “islami radikal është zgjidhje për rajonin”. Sipas tij, Turqia jo vetëm mbështet grupet radikale në Siri, por edhe ka mbështetur grupe të tilla në Libi dhe Somali. Abdullah pretendon se “radikalizmi është prodhuar në Turqi” dhe pyeti kongresmenët pse Turqia po stërvit ushtrinë e Somalisë.
Madje, ai ka ftuar politikanët amerikanë që të pyesin presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë çfarë mendojnë për Turqinë. Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova po i luten Evropës t’i bëjë pjesë të saj, para se Erdogani ta bëjë këtë.
Kjo është mbështetur dhe nga ministri i tij i Jashtëm, Nasser Judeh.
Judeh tha se kur Rusia nisi fushatën e bombardimeve në Siri parandaloi Turqinë që të krijonte një zonë të sigurt në veri të Sirisë për të ndaluar refugjatët që të hynin në territorin e saj. Pas kësaj, Turqia vërshoi refugjatët drejt Evropës.
Ministri i Jashtëm kundërshtoi dhe marrëveshjen e BE-së me Turqinë, e cila ka vetëm dy milionë refugjatë sirianë, ndërsa në proporcion me popullsinë Jordani ka një numër më të madh.
Jordania dhe Turqia janë zyrtarisht aleatë. Kryeministri turk, Ahmed Davuoglu anuloi vizitën në Jordani pas një sulmi me bomba ku u vranë 34 persona në Ankara.
Qeveria turke akoma nuk ka komentuar zyrtarisht deklaratën e Abdullah, por një zyrtar i saj ka akuzuar mbretin e Jordanisë se po bëhet “zëdhënës i Bashar al-Assad”.
Nuk dihet arsyet dhe qëllimi i deklaratës së Mbretit të Jordanisë, i cili në maj të vitit 2015, Abdullah zhvilloi një vizitë në Tiranë, ndërsa në nëntor ishte në Kosovë.
Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke folur për sulmet në Bruksel në një intervistë për Mustafa Nanon tha se “myslimanët shqiptarë janë një aset i madh, i vyer i Evropës” dhe më tej shtoi se “fatmirësisht kemi sot shumë më tepër aleatë se ç’kemi pasur pak kohë më parë lidhur me këtë fakt”.
“Mbreti i Jordanisë, mik i madh dhe këtë e them vërtet, i shqiptarëve, është një person që bën avokatinë e shqiptarëve kudo, në një takim të fundit që patëm, tha një shprehje shumë të bukur: Shqiptarët janë myslimanët tuaj dhe këtë ja tha disa përfaqësuesve të BE-së. Shqiptarët janë myslimanët tuaj, bëni më të mirën për ta sepse nuk i duhen vetëm Evropës, por i duhen gjithë botës për të treguar se në fakt problem nuk janë myslimanët, problem janë elementët radikalë brenda bashkësisë myslimane”, tha Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës