LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se është ‘e shkatërruar’ pas intervistës së Harryt dhe Meghan Markle

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se është ‘e shkatërruar’ pas intervistës së Harryt dhe Meghan Markle
Mbretëresha Elizabeth II, Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: AP)

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se është ‘lënduar’ pas intervistës së Meghan Markle dhe Princit Harry me Oprah Winfrey.

“Mbretëresha, e cila kurrë nuk ka dhënë një intervistë zyrtare në media, thuhet se është shkatërruar nga zbulimet tronditëse dhe dëmtimit që iu bë Familjes Mbretërore”, tha Katie Nicholl për Vanity Fair të martën.

“Ajo është gjithashtu e shqetësuar për Princin Philip, i cili mbetet akoma në spital duke u rikuperuar”, shtoi ajo.


Mbretëresha Elizabeth II, Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: AP)

Sipas Nicholl, Pallati Bukingham ka bërë një deklaratë të martën në mbrëmje pas gati 48 orësh takimesh, bisedimesh mbi krizat dhe bisedave private familjare.

“Burimet thonë se deklarata është krijuar për të shuar ‘zjarrin’ pas intervistës së Harryt dhe Meghan”, vazhdoi më tej Katie.

Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey bëhet emisioni më i shikuar deri më tani për vitin 2021
Lexo po ashtu Intervista e Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey bëhet emisioni më i shikuar deri më tani për vitin 2021

Derisa ende nuk dihet nëse Mbretëresha ka parë intervistën, 94 vjeçarja raportohet se u informua nga ndihmësit e pallatit të hënën në mëngjes.

Princi Charles (Foto: Getty Images)

Të hënën, Nicole ndau se Princi Charles, 72 vjeçar, dyshohet se ishte ‘në një gjendje dëshpëruese’ pasi djali i tij i vogël, 36 vjeçar, foli me Winfrey, 67 vjeçare.

“Siç raportoi Vanity Fair të dielën, Harry ishte duke dërguar një ’email’ të atit për të justifikuar se përse kishin bërë intervistën”, thotë më tutje Nicholl.

Intervista e Meghan dhe Harry u bë emisioni me më së shumti klikime në botë për vitin 2021 deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori