LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeth I dhe Sulltanesha Safije: Letrat dhe dhuratat e shkëmbyera mes anglezes së fortë të Perëndimit dhe shqiptares së fortë të Lindjes!

Mbretëresha Elizabeth I dhe Sulltanesha Safije: Letrat dhe dhuratat e shkëmbyera mes anglezes së fortë të Perëndimit dhe shqiptares së fortë të Lindjes!

Lisa Jardine (1944-2015), historiane e njohur britanike, autore e disa librave dhe shpërblimeve ndërkombëtare, më 2007 ka zbuluar një histori interesante, të bazuar në dokumentet arkivore. Fjala është për raportet e mira në mes të Anglisë dhe Perandorisë Otomane, që ilustrohej me dhurata shumë të çmuara që shkëmbenin sundimtarët e dy shteteve. Por, më e veçanta e kësaj janë letërkëmbimet në mes të gruas më të fuqishme të Anglisë dhe Evropës, Mbretëreshës Elizabeth I (që mundi Perandorinë deri atëherë të pamposhtur të Spanjës) dhe Safijes shqiptare – nënës së sulltanit otoman, Mehmeti i III-të (njeriut më të fuqishëm në Orient).

Raportet mes shqiptares dhe anglezes, ishin shumë të përzemërta, sa që sulltanesha shqiptare merrte lirinë të kërkonte kozmetikë. Por, këto raporte nuk zjatin shumë, meqë në vitin 1600 ndodhi një grusht shtet në Stamboll e tri vite më vonë Anglia do të sundohet nga një skocez


Artikullin e historianes Lisa Jardine, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Sulltanesha shqiptare Safije, një nga gratë më të fuqishme në histori
Lexo po ashtu Sulltanesha shqiptare Safije, një nga gratë më të fuqishme në histori

Syri që vëren detajet: Një pikëpamje

Ky është një tregim për të cilin ju mendoni që e dini. Por, sa shpesh ju ndodhë që kur tregimi të përsëritet, një detaj kryesor nuk është mbajtur mirë në mend?

Edhe një herë një dëgjues më vuri në trenin e mendimeve produktive. Një përmirësim i një gabimi të vogël më shtyri të reflektoj në mënyrën se si ne, historianët, mu nga veprimi për të arritur t’i ngjallim lidhjet e harruara në mes nesh dhe paraardhësve tanë, rrezikojmë që të mos i shohim ato [faktet] që janë të drejta e që janë para hundës sonë.

Do të filloj më një tregim fare pak të njohur që është nxjerrë nga arkivat e që hedh dritë intriguese mbi një pjesë të historisë elizabetiane të harruar që moti. Në bibliotekën Beyazit Devlet në Stamboll është një dokument turk i cili përmban dëshmi të shkëmbimit të dhuratave në mes sunduesve të Anglisë dhe atyre të Perandorisë Otomane në vitet e 1590-ta.

“Gjatë sulltanatit të Muratit, sunduesi i Anglisë thuhet se ka qenë një grua, mbretëreshë e një mbretërie të madhe. Ky person, me qëllim që t’i afrohet Derës së Lartmadhërisë [Sulltan Muratit] dhe hijes së mbrojtjes së tij, i ka dërguar si dhuratë një orë muri që është kryevepër zanati”.

E ashtuquajtura orë muri në fakt ishte një organ ore e dekoruar në mënyrë të jashtëzakonshme, “një vepër arti, e stolisur me xhevahire” në të cilën, sipas manuskriptit, teknikët me zanat të përsosur që sollën dhuratën “kishin punuar me vite e me mund për të kompletuar dhe përsosur atë”.

Elizabeth I, ia dedikonte orën Muratit III, por kur organi i orës u kompletua dhe për shkak të rrugës së gjatë detare që filloi në Londër më 1599, ishte djali i tij, Mehmeti III, që e pranoi me entuziazëm dhe që e montoi, e kurdisi dhe e vendosi në dhomën e grave për argëtim në haremin e tij. Mehmeti u përgjigj me dhurata luksoze të stilit turk.

Dhuratat glamuroze që ia dërgonin njëri-tjetrit kanë qenë pjesë e një politike që për qëllim kishte çimentimin e marrëdhënieve të mira në mes dy shteteve. Anglia dhe Perandoria Otomane kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 1581 e cila i jepte tregtarëve të Anglisë beneficione në të drejtat e tregtisë në rajon, gjë që këta tregtarë i bënte superiorë ndaj të gjithë tregtarëve tjerë evropianë të asaj kohe. Tashti besohej se aleanca anglo-turke mund të luante një rol vendimtar në krijimin e një fuqie efektive Lindje-Perëndim, që do të ndante fokusin ushtarak të forcave dominuese agresive dhe ekspansioniste të fuqisë evropiane – që ishte Spanja katolike.

Një gjeneratë më vonë, në kohën e sulltan Ahmetit I, i cili nuk jepej pas kënaqësive, organi i orës u shkatërrua. Asgjë nuk ka mbetur për të na treguar ekzistencën e saj pos dokumenteve turke, italiane dhe angleze dhe dosjet në arkivat e Londrës dhe Stambollit.

Ky tregim i shekullit XVI që është shumë i rëndësishëm dhe po aq e përzemërt për shkëmbim në mes protestantëve të Perëndimit dhe Lindjes islamike, ka edhe një episod më të papritur.

Mrekullia muzikore mekanike nuk ka qenë dhurata e vetme që është dërguar në oborrin e Mehmetit III. Po ashtu, është dërguar edhe një karrocë e mrekullueshme ceremoniale e cila është prezantuar dhe shoqëruar së bashku me letrën personale të vetë Mbretëreshës Elizabeth për nënën e sulltanit, një valide sulltaneshë shqiptare me emrin Safije, e cila kishte influencë të hatashme mbi sulltanin.

Sulltanesha u mrekullua. Ajo i shkroi Elizabath-ës një letër falënderuese në turqisht me të cilën premtoi se do të mundohej që ta përdorte ndikimin e saj ndaj të birit që ai t’i qëndronte besnik marrëveshjes për bashkëpunim të cilën e kishte nënshkruar me Anglinë: “Qofshi edhe ju, gjithashtu, gjithmonë për miqësi! Zoti dashtë që shoqëria jonë të mos dështoj kurrë”.

Letrën e shoqëronte dhurata e saj: një palë rroba, një kollan, një palë krahërore, dy mindila të qëndisur me ar, tre peshqirë dhe një kurorë e stolisur me xhevahire e smerald.

Këto ishin komunikimet formale dhe dhuratat që kaluan nëpër kanalet zyrtare. Por, me shumë kënaqësi, valide sulltanesha Safije e dërgoi letrën e dytë, më pak formale, të shkruar në italisht në emër të saj, nga një afarist i saj i quajtur ‘Kira’ – ose ndërmjetësues – në mes haremit dhe botës së jashtme, Esperanza Malchi, që ishte hebreje italiane (ishte grua të cilën një anëtar i delegacionit anglez e përshkroi si ‘një gazmore e shkurtër dhe e trashë’).

Histori mahnitëse: Kur shqiptarët ishin faktorë të rëndësishëm në politikën botërore
Lexo po ashtu Histori mahnitëse: Kur shqiptarët ishin faktorë të rëndësishëm në politikën botërore

“Sipas faktit që Ju Lartmadhëri jeni grua”, shkroi sulltanesha se pa turp do të kërkonte një favor personal. “A do t’i dërgonte mbretëresha e Anglisë kozmetikë angleze, emri i mirë i së cilës kishte arritur në Stamboll. Në mbretërinë tuaj gjenden destilime të rralla të ujit të çdo lloji për fytyrë dhe vajra aromatike për duar. Lartmadhëria e Juaj, një mbretëreshë e qetësisë, do të më favorizonte duke mi dërguar disa nga këto për duar; pasi që këto janë artikuj të zonjave, duhet të kalojnë nëpër duart tona e jo nëpër duar tjera”.

Kjo marrëdhënie shoqërore e distancës së largët në mes një mbretëreshe angleze dhe një sulltaneshe turke ishte jetëshkurtër. Në vitin 1600 ndodhi një grusht shtet në Stamboll gjatë së cilit veprim ishte vrarë Esperanza Malchi. Tri vite më vonë Anglia sundohej nga një skocez, Mbreti James I.

Sidoqoftë, këto sekuenca të jashtëzakonshme të dokumenteve – të gjitha gjenden në origjinal dhe në përkthim në italisht në British Library në Londër – janë dëshmi të kontakteve dhe të kuptuarit të botës në mes Islamit lindor dhe Protestantizmit perëndimor para një kohe shumë më të gjatë se sa do të prisnin shumica e njerëzve.

Xhevahiret arkivore sikur këto letrat turke, kanë qëndruar nëpër bibliotekat e Britanisë, të pazbuluara me shekuj. Pa u habitur, National Council Archives (Këshilli Kombëtar i Arkivave) që bënë fushatë për “vetëdijesimin e arkivave”, konsiston se koleksionet kombëtare të dokumenteve historike më në fund përmbajnë të gjitha ato që ne mundësisht dëshirojmë t’i dimë për veten tonë. Në vete, gjithsesi, efekti i dokumenteve humbet nëse nuk rizgjohet nga kujdesi dhe aftësia e historianit. Ishte jo më larg se viti 1960 kur dijetarja e dalluar e otomanizmit, Susan Skillter, i solli letrat turke në British Library para një vëmendjeje më të përgjithshme historike. /Telegrafi/

(Ky shkrim është përgatitur enkas për Telegrafin)