Po konsiderohet zbulimi më i madh arkeologjik në Kosovë për nga pesha historike. Një mbishkrim i zbuluar në lokalitetin arkeologjik Ulpiana tregon përkushtimin e Perandorit Justinian ndaj vendit të tij të origjinës. Mbishkrimi latin është gjetur në strukturat e një prej kishave më të mëdha të zbuluara deri tani në Ballkan, e që është ndërtuar nga perandori me prejardhje dardane.
Kështu thonë arkeologët, sipas së cilëve mbishkrimi i zbuluar tregon rëndësinë që perandori i kishte kushtuar qytetit të Ulpianës, gjë e cila nuk dihej më parë.
Zbulimi qartëson se ishte perandori Justinian, dhe gruaja e tij Teodora, që kishin inicuar ndërtimin e qytetit të quajtur Justiniana Secunda.
E sipas mbishkrimit të zbuluar, përveç ndërtimit të qytetit, perandori Justinian dhe gruaja e tij kishin ndërtuar disa kisha, një prej të cilave bën pjesë në zbulimin e fundit të arkeologëve në Kosovë.
Zbulimi është arritur pas bashkëpunimit në mes të institucioneve franceze, Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Christophe J.Goddard, përfaqësues i “Ecole Normale Superieure” nga Parisi, dhe i cili drejton laboratorin “Aoroc”, thotë se për herë të parë mund të shihet me sy përkushtimi i perandorit Justinian për Dardaninë, vendin e tij të origjinës.
“Dua të them, është e re për shumë njerëz dhe ne pamë të gjithë emocionet për këtë, është krejtësisht e kuptueshme për emrin e krahinës, por ne gjithmonë e dinim që këtu ishte Dardania. Dua të them, kjo është ajo. Nuk është diçka që është heshtur, për të qenë i sinqertë, nga askush. Janë shumë burime. Pra, por ajo që është e re është se për herë të parë kemi një përkushtim nga ky Perandor i madh dhe gjëja tjetër që dimë gjithashtu se ky perandor është se ai ishte shumë i lidhur me krahinën e tij të lindjes, sepse ai lindi këtu, familja e tij ishte nga Dardania, nga vendi i vogël i quajtur Tarazona Skupi, Shkupi i sotëm dhe kjo ndërtesë, ky rindërtim i qytetit të Ulpianës, është fakti që ai i dha emrin e tij qytetit, Justiniana Seconda, tregon qartë se sa i lidhur ishte ai me qytetin”, thotë ai.
Sipas tij, befasi e madhe është që mbishkrimi i zbuluar është i ruajtur mirë.
“Befasia e madhe ishte se ky mbishkrim ishte me të vërtetë i ruajtur mirë, i gjerë, kështu që është pothuajse i kompletuar dhe me dyshemenë e tij origjinale, dhe monumentet e tjera të mëdha që ju referova, ka monumente shumë të famshme, të famshme në të gjithë botën sepse janë vërtet të bukura dhe ato kanë humbur dyshemenë e tyre origjinale, por në këtë rast e kemi, dhe ky është i vetmi vend në botë ku do të kishit një mbishkrim të tillë”, thotë ai.
Ai gjithashtu thekson se fakti që mbishkrimi është në gjuhën latine tregon lidhjen e perandorit me perëndimin.
“Gjëja tjetër shumë interesante e këtij mbishkrimi që e bën të jashtëzakonshëm është se është në latinisht dhe Justiniani përshkruhej si perëndimor, fliste latinisht, qeveriste nga Kostandinopoja shumicën e kohës ku njerëzit flisnin kryesisht greqisht, por ai ishte folës latin dhe ishte shumë i lidhur edhe me kulturën e tij latine. Pra, fakti që ky mbishkrim është në latinisht këtu në Dardani tregon lidhjen jo vetëm me krahinën e tij të lindjes, por edhe me kulturën e tij latine. Dhe kjo tregon se edhe nëse Perëndimi humbi, ky vend ishte përsëri Perëndimi për të, dhe të bën të kuptosh pse dikush është kaq i vendosur të ripushtojë atë që ka humbur dhe veçanërisht Italinë, e cila ishte origjina e Perandorisë Romake sepse qartazi ai e mendonte veten si një perëndimor”, thotë ai.
E profesori universitar i arkeologjisë, Arben Hajdari, i cili është edhe bashkëdrejtues i projektit, tregon detaje se si kanë arritur deri të ky zbulim.
“Kemi filluar gërmimet arkeologjike të cilat kanë konfirmuar rezultatet e incizimeve gjeofizike dhe ne kemi arritur me zbulu mbetjet e një bazilike madhështore, ndër më të mëdha që është zbuluar ndonjëherë në Ballkan, ndërtuar nga perandori Justinian në shekullin e gjashtë. Gjatë këtij viti kemi vazhduar kampanjën e radhës dhe ideja ka qenë që të ndjekim planimetrinë e bazilikës dhe pastaj kemi zbuluar edhe një mbishkrim i cili ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, historike, dhe sipas meje për nga pesha historike paraqet zbulimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë ose në arkeologjinë kosovare”, thotë ai.
Ai tregon se mbishkrimi konfirmon disa të dhëna historike që kanë të bëjnë me Ulpianën dhe Dardaninë.
Sipas tij, kjo është e rëndësishme sepse tregon që perandori Justinian, bashkë me gruan e tij Teodorën, kishin marrë vendim për të rindërtuar qytetin, të cilin e kishin quajtur Justiniana Secunda.
“Mbishkrimi konfirmon disa të dhëna historike, dhe këtu kur them e kam fjalën për atë që na njofton për kopje cezares që kanë të bëjnë me Ulpianën dhe Dardaninë, në anën tjetër është po ashtu i rëndësishëm sepse tregon që perandori Justinian bashkë me gruan e tij Teodorën, të cilët kishin marrë vendim për të ndërtuar qytetin, respektivisht, për të rindërtuar, atë siç na njofton për kopje cezares Ulpianën dhe pas rindërtimit e quan Justiniana Secunda, e quan Justiniana Secunda për faktin që tanimë ekzistonte një vendbanim tjetër i cili ishte ndërtuar po ashtu nga Justiniani që quhej Justiniana Prima”, thotë ai.
Hajdari tregon se mbishkrimi konfirmon lidhjen e perandorit Justinian me vendin e origjinës, Dardaninë.
“Ky mbishkrim tregon përkushtimin e perandorit Justinian ndaj vendit të tij të origjinës, lidhjen e tij me vendin e origjinës, që ishte Dardania, dhe sidomos rëndësinë që i kishte kushtuar ai qytetit të Ulpianës, gjë e cila nuk dihej më parë. Sipas mbishkrimit, përpos ndërtimit të qytetit, perandori Justinian bashkë me gruan e tij Teodorën kishin ndërtuar disa kisha, pra një prej të cilave ne e kemi zbuluar, pra disa kisha të cilat ua kishte kushtuar Jezu Krishtit që është 25 dhjetori”, thekson ai.
Ndër të tjera, Hajdari tregon se bazilika që është zbuluar bën pjesë në kishat më të mëdha të cilat i ka ndërtuar perandori Justinian.
“Bazilika është ndër më të mëdhajat në Ballkan, dhe nëse merret parasysh fakti që perandori Justinian njihej për ndërtime të shumta që ka bërë, njihet si ndërtues i monumenteve madhështore dhe unë do të thosha që bazilika të cilën e kemi zbuluar renditet në mesin e kishave apo ndërtimeve ndër më të mëdhajat që i ka ndërtuar perandori Justinian dhe kjo është një vlerë jashtëzakonisht e madhe e cila pastaj me një punë të mirë konservuese, me një prezantim të mirë mund të kthehet në një atraksion turistik me mundësi për të gjeneruar edhe vende të punës, edhe të hyra e kështu me radhë”, thotë Hajdari.
Zbulimi i një mbishkrim latin nga perandori Justinian i cili dëshmon lidhjen e tij me Dardaninë është bërë i ditur dy ditë më parë.
Nga institucionet e shtetit të Kosovës ky është konsideruar zbulim që formëson historinë dhe si një dedikim i fuqishëm nga perandori Justinian. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri
Brenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian