LAJMI I FUNDIT:

Mbi krahun e pasmë të Porsche 911 Turbo, mund të vendosen 40 shishe birre (Video)

Mbi krahun e pasmë të Porsche 911 Turbo, mund të vendosen 40 shishe birre (Video)

Prodhuesi gjerman Porsche, sjellë përmbledhje të ndryshme ku shfaqë nga pesë vetura, për veçantitë e tyre më të mira.

Kësaj, radhe janë vetëm tri nga modelet, që kompani i konsideron si më të kërkuarat, transmeton Telegrafi.

Porsche 911 R i prodhuar më 1967, në vetëm 19 njësi, konsiderohet si më i kërkuari, ndërsa pas tij vjen 917 30 Spyder, që ka njëmijë kuajfuqi.


Si i treti më i kërkuari është modeli 911 Turbo, që ka sistem të përkryer aerodinamike, si pjesë e së cilës është edhe krahu i pasmë që zë 40 shishe birre.

Më poshtë mund të shihni detaje shtesë, nga këto tri makina që së shpejti pritet të dalin në ankand. /Telegrafi/