LAJMI I FUNDIT:

Mbi 80 mijë viktima nga coronavirusi në SHBA

Mbi 80 mijë viktima nga coronavirusi në SHBA

Numri ditor i viktimave nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka qenë në rënie, por 830 rastet e vdekjeve, të raportuara të hënën, e kanë çuar në mbi 80,000 numrin e përgjithshëm të tyre.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka 80,682 viktima nga coronavirusi – më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Ky vend ka po ashtu numrin më të madh të të infektuarve: mbi 1.3 milion.


Shifrat e fundit vijnë pasi disa vende në Evropë kanë lehtësuar tutje masat e izolimit të hënën.

Edhe guvernatori i Nju Jorkut, shtetit më të goditur amerikan, ka thënë se rihapja e ekonomisë atje do të rinisë më 15 maj.

Andrew Cumo ka thënë se kurba e të infektuarve të rinj në Nju Jork ka rënë ndjeshëm dhe se tani ndodhet në nivelin e 20 marsit, kur ka pasur afro 520 raste të reja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur të hënën se vendet duhet të kenë “vigjilencë të jashtëzakonshme” derisa lehtësojnë masat e izolimit.

Në gjithë botën, mbi 4.1 milionë njerëz janë infektuar me coronavirus dhe mbi 286,000 kanë vdekur. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Kalo në kategori