Numri më i madh i punëtorëve që shërbejnë në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës janë infermierët, ku nga 7 mijë e 297 punëtorë, 4 mijë e 321 janë infermierë.
Sipas statistikave që i ka bërë të ditura drejtori në detyrë i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi 65 për qind nga 7297 punëtor të regjistruar janë femra, ndërkaq 35 për qind janë meshkuj.
“Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka gjithsej rreth 7 mijë e 300 të punësuar, përfshirë Qendrën Klinike Universitare dhe spitalet tjera rajonale. Rreth 22 për qind e tyre janë mjek, ose rreth 1612 janë mjek, ndërsa rreth 60 për qind e tyre janë staf infermieror, apo rreth 4300, ndërsa pjesa tjetër janë staf mbështetës, përfshirë stafin administrativ dhe shërbimet tjera”, u shpreh Krasniqi gjatë intervistës për Telegrafin.
Megjithëse, nga shifrat duket se ka shumë të punësuar në sektorin publik të shëndetësisë, prapë Qendra Klinike e Universitare e Kosovës ka mungesë të stafit.

Sidomos kjo mungesë është vërejtur gjatë pandemisë ku përgjegjësit janë detyruar të angazhojnë staf të klinikave të ndryshme për tu ofruar shërbime shëndetësore pacientëve në nevojë.
Kërkesat më të mëdha janë për shtesë të infermierëve dhe ndihmës infermierëve, por gjithashtu ka mungesë të stafit profesional mjekësor, sidomos në fushën e Anestezologjisë.
Krasniqi ka bërë të ditur edhe numrin e shërbimeve që kryhen brenda vitit në QKUK dhe spitalet rajonale.
“Marrin shërbime diku rreth 7 milionë e gjysmë shërbime të ndryshme, kryhen brenda një viti në Spitalet e Përgjithshme dhe në QKUK. Prej tyre për shembull, nëse i shprehim me shifra janë 800 mijë ditë shërimi, pra të spitalizuar gjatë një viti kalendarik, ose kryhen mbi 40 mijë operime, prej tyre rreth 23 mijë vetëm në QKUK dhe 18 mijë tjera në Spitalet e Përgjithshme, kryhen rreth 20 mijë lindje, ofron mbi 1 milionë vizita ambulantore, mbi 2 milionë shërbime të tjera diagnostike, 3 milionë parametra laboratorik, pra është një gamë e gjerë e shërbimeve”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës