Klinika e Kardiologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është avancuar në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Vetëm gjatë vitit 2024, janë kryer mbi 4 mijë koronarografi dhe stentime të zemrës, derisa shërbimi i elektrofiziologjisë së zemrës është në rrugë të drejtë për t’u bërë shërbim i zakonshëm në këtë klinikë.
Ushtruesi i drejtorit të Klinikën së Kardiologjisë, Faik Shatri thotë janë ndër klinikat me numrin më të madh të shërbimeve në nivel të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Një ndër klinikat me numrin më të madh të shërbimeve në QKUK, në shërbimet internistike është sigurisht klinika me numrin më të madh të shërbimeve…Është me të vërtet një numër impozant duke pas parasysh kufizimin e kapaciteteve që kemi në shtretër, shfrytëzueshmëria e shtretërve është 100% mesatarisht në vit, çdo ditë kemi pas shtretër shtesë. Janë arritur numra të mirë në punë, është përmirësuar dukshëm cilësia e shërbimit….
Së fundmi kemi fillua që të mbështesim edhe Spitalin Regjional të Prizrenit me resurset tona humane, kemi filluar që çdo ditë të dërgojmë ekipin nga mëngjesi deri në ora 14:00, dhe puna në Prizren dhe një koronarografi që pritet të na vijë gjatë këtij viti do të rris vëllimin e punës”, thotë ai.
Sa i takon shërbimit të Elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë, janë kryer mbi 100 raste të studimit elektrofiziologjik të zemrës, në përkrahje dhe mbikëqyrje të ekspertëve të jashtëm.
“Gjatë këtij viti kemi punuar dukshëm në lëmin e elektrofiziologjisë, kemi filluar hapat e parë të elektrofizilogjisë te pacientët tanë, kemi dy mjekë që vazhdojnë kohë pas kohe trajnohen në klinikat tjera, por kjo procedurë kryhet nën mbikëqyrjen e mjekëve që na vijnë nga jashtë, nga Bullgaria, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai.
Kardiologu i Klinikës së Kardiologjisë, Arlind Batalli u shpreh se kjo klinikë po përjeton një fazë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Ai tha se vetëm në vitin 2024, kanë kryer mbi 4 mijë stentime dhe koronarografi.
“Klinika e Kardiologjisë po përjeton një fazë të rëndësishme të zhvillimit në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Gjatë vitit që lamë pas është kryer një punë voluminoze, janë realizuar mbi 20 mijë vizita specialistike dhe konsultime specialistike kardiologjike, janë realizuar mbi 4 mijë intervenime me stentime dhe koronarografi. Po ashtu, janë realizuar mbi 11 mijë ekzaminime jo invazive kardiologjike përfshirë eukardiografi dhe ergometri”, tha ai.
Se gama e shërbimeve kardologjike po rritet në Kardiologji pranë QKUK-së e potencon edhe profesori i kardiologjisë, Shpend Elezi.
Duke renditur disa nga shërbimet komplekse të zemrës që tashmë po kryhen edhe në këtë institucion publik shëndetësor, Elezi tha se është rritur kompleksiteti i intervenimeve të enëve koronare.
“Këto vitet e fundit është rritur edhe kualiteti edhe gama e shërbimeve në kardiologjinë invazive. Vlen të veçohet trajtimi i mbylljes perkutane të defekteve të lindur sidomos të defektit të septumit atrial. Mandej, është rritur kompleksiteti i intervenimit në enët koronare që përpara ka qenë e pamundur.
Por, ajo që ka qenë më e rëndësishme është që ne kemi plane tjera të zgjerohet gama akoma më tutje sidomos në intervenime valvulare që sot nëpër botë kanë filluar me të madhe të bëhen. Normalisht që është edhe çështje e kostos s kushtojnë, por besojmë se do të kemi përkrahje financiare nga ministria e Shëndetësisë. Besojmë që në të ardhmen e afërt do ët kemi një gamë gjithëpërfshirëse të gjitha intervenimeve që bëhen nëpër botë të bëhen edhe tek ne”, deklaroi Elezi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm
Rrahmani: Ka Peja burra e gra që dinë me mbrojtë familjen, me e mbrojtë pragun e shtëpisë, me e mbrojtë të ardhmen e fëmijëve të tyre
“Kapja politike e KPM-së”, flet Demolli-Nimani nga Lëvizja Fol
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!
Kurti në Prizren ofron mbështetje për bizneset
Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë
Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake