LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 9° clearsky_night

Mbi 4 dekada afër publikut – Festivali mbarëkombëtar i këngës “Cicërrimat buzë Ibrit” në Mitrovicë nis edicionin e 43-të mes tingujve dhe emocioneve

Mbi 4 dekada afër publikut – Festivali mbarëkombëtar i këngës “Cicërrimat buzë Ibrit” në Mitrovicë nis edicionin e 43-të mes tingujve dhe emocioneve
Festivali mbarëkombëtar i këngës "Cicërrimat buzë Ibrit" në Mitrovicë, më 26.12.2024. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Mbrëmë ka nisur edicioni i 43-të i festivalit mbarëkombëtar të këngës “Cicërrimat buzë Ibrit” në Mitrovicë.

Ky festival mbarëkombëtar u dedikohet fëmijëve, ku edhe këtë vit përmes këngëve të tyre ata përcollën shumë emocione, shkruan Telegrafi.

Drejtoresha artistike e këtij festivali mbarëkombëtar, Lirije Halili – Koshi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “Cicërrimat buzë Ibrit” është themeluar në vitin 1981.


Ajo ka thënë se festivali ka traditë shumë të gjatë dhe se realizohet përmes vullnetit të shoqatës së muzicientëve të Mitrovicës e institucioneve përkatëse.

“Ka një traditë shumë të gjatë, me vullnetin e shoqatës së muzicientëve të Mitrovicës e mbajmë gjallë këtë festival, por edhe me përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës”, ka thënë Halili – Koshi.

Drejtoresha artistike është shprehur optimiste se vitet e ardhshme do të jenë më të mira në aspektin teknik.

Mbajtja e festivalit mbarëkombëtar të këngës “Cicërrimat buzë Ibrit” në Mitrovicë, më 26.12.2024. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

“Ja dolëm mirë edhe këtë radhë, por besoj që vitet e ardhshme do të jenë më të mira në aspektin teknik”, ka shtuar ajo.

Halili – Koshi ka theksuar se festivali mbarëkombëtar “Cicërrimat buzë Ibrit” nuk e ka vendin aty ku e meriton, duke filluar nga fakti që ky festival ende nuk e ka një objekt të vetin, transmeton Telegrafi.

“’Cicërrimat buzë Ibrit’ nuk e kanë vendin e duhur për aktivitetin që e bëjnë. Ende nuk e ka një objekt që u takon sepse ky gati është një institucion në veti nëse i kalon të gjitha këto vite. Këtë e kemi si pengesë pak, por besoj që rregullohet”, ka potencuar drejtoresha artistike.

Më tej ajo ka treguar se ky festival mbarëkombëtarë e ka një “dëshirë të madhe” të zbuloj talent të ri të muzikës dhe pastaj t’i promovoj ata në format më adekuate.

Mbajtja e festivalit mbarëkombëtar të këngës “Cicërrimat buzë Ibrit” në Mitrovicë, më 26.12.2024. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Në këtë edicion garuan dhjetëra fëmijë, të cilët ishin të ndarë në dy kategori.

Në kategorinë e parë, çmimin e parë e fitoi Alena Gjosha, çmimin e dytë Erina Veseli dhe çmimin e tretë Dalina Haxhiu.

Ndërsa, çmimin “RTK” e fitoi Nina Abrashi, çmimin “Paraqitje skenike” e fitoi Erina Kadri, çmimin “Deputanti” e fitoi Anita Zhilivoda dhe çmimin e publikut e fitoi Medina Veseli.

Në kategorinë e dytë, çmimin e parë e fitoi Letisia Dyrmja, çmimin e dytë Inara Spahiu dhe çmimin e tretë Luna Gjosha.

Ndërsa, çmimin “Teksti më i mirë” e fitoi Unik Begu, çmimin “Kompozimi më i mirë” e fitoi Esma Ukshini, çmimin “Orkestrimi më i mirë” e fitoi Bora Salihu dhe çmimin “Deputanti” e fitoi Anesa Hajra. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Cila mund të kenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cila mund të kenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Politikë
Kalo në kategori