LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1.3 milion pelegrinë kanë mbërritur tashmë në Arabinë Saudite për Haxh

Mbi 1.3 milion pelegrinë kanë mbërritur tashmë në Arabinë Saudite për Haxh

Arabia Saudite ka mirëpritur deri më tani mbi 1.3 milion pelegrinë gjatë sezonit të Haxhit të këtij viti përmes porteve ndërkombëtare të Mbretërisë

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë raportuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pasaportave sipas Agjencisë Saudite të Shtypit (SPA).

Kështu, siç bëhet e ditur, deri të hënën, më 19 qershor, 1,342,351 pelegrinë kanë mbërritur në Mbretërinë përmes porteve ajrore, tokësore dhe detare, tha Drejtoria.


Autoritetet kanë thënë se numri i pelegrinëve që kanë mbërritur në Arabinë Saudite përmes aeroporteve të saj ka arritur në 1.280.240 pelegrinë, numri i të ardhurve që kanë ardhur përmes porteve tokësore ka arritur në 57.463 pelegrinë, ndërsa numri i të mbërriturve përmes porteve detare ka arritur deri më tani në 4.648 pelegrinë.

Haxhi, pelegrinazhi vjetor në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, do të fillojë më 26 qershor.

Agjencitë e sigurisë së Mbretërisë kanë punuar dhe përgatitur për të siguruar që pelegrinazhi të zhvillohet në një mënyrë të sigurt dhe të qetë.

Arabia Saudite ka vendosur gjithashtu planin e saj më të madh operacional të Haxhit, me të cilin do të vendosen mijëra anëtarë të stafit dhe vullnetarë në terren për të ndihmuar miliona pelegrinët.

Pritet që pelegrinazhi i këtij viti të shohë rreth 2.6 milionë myslimanë të bashkohen për të kryer ritualin islamik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori