Sipas deklaratës së Senatores Demokratike Dianne Feinstein, marrëveshja me Shtëpinë e Bardhë për sigurimin e informacionit duhet të hapë rrugën për konfirmimin e John Brennan si drejtor i CIA-s, transmeton Rel.

Komiteti do të takohet në orët e vona të së martës për të votuar në lidhje me emërimin e Brennan.


Çështja e Brennan është mbajtur pezull, përderisa demokratët dhe republikanët në panelin e inteligjencës kanë bërë presion në administratën e Obamas për t'i pajisur ata me opinione ligjore.

Senatorët kanë argumentuar se ata nuk mund të kryejnë një analizë adekuate pa shqyrtuar se pari përmbajtjen e dokumenteve. /Telegrafi/