Fermerët e Deçanit nëpër vite janë mbështetur me grante dhe subvencione nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe kjo mbështetje do të vazhdojë, gjithnjë me synimin që të rritet.
Kështu tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi në një takim me kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.
Me këtë rast, ai e njoftoi kryetarin më hollësisht lidhur me përkrahjen e MBPZHR-së në kuadër të masave mbështetëse të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, si dhe me ecurinë e implementimit të këtij programi deri më tani, ku në kuadër të të cilit ai tha se kanë gjetur mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilët kanë traditë në disa kultura dhe aktivitete bujqësore.
Në këtë drejtim, ministri e njoftoi kryetarin edhe me disa nga prioritetet e ministrisë për vitin e ardhshëm, me ç’rast ai tregoi se mbështetja do të rritet në vazhdimësi për fermerët anë e mbanë vendit.
Ai inkurajoi kryetarin Selmanaj që komuna të shtojë investimet në bujqësi, duke shtuar kështu prodhimin vendor dhe hapur vende të reja pune.
Nga ana e tij, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj e falënderoi ministrin për gatishmërinë për avancim të projekteve në këtë sektor, si dhe e njoftoi për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë. Ai shprehu shqetësimin për mungesën e kapaciteteve të ujitjes në këtë komunë, për çka tha se do të punohet në të ardhmen bashkërisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë