Site icon Telegrafi

MBESA IME

Poezi nga: Muhamed Kërveshi

Stina
në pranverë
është pranverë

bisedon me zogj shtegtarë

Stina
në verë
është verë

e mbush rrjetën e shikimeve me qershi

Stina
në vjeshtë
është vjeshtë

flet me gjethe të pikëlluara

Stina
në dimër
s’është dimër

shoqërohet me bardhësi të tij.

Exit mobile version