Në Prishtinë është mbajtur takimi virtual i Komisionit të Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), me temën “Sfidat ekonomike dhe mundësitë në vendet e EJL-së pas COVID-19”.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë këtij takimi ka thënë se pandemia COVID‐19 është definuar si krizë botërore e shëndetit dhe sfida më e madhe me të cilën po përballet bota që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Ajo nuk rrezikon vetëm shëndetin tonë, por ka goditur fuqishëm edhe ekonomitë e çdo vendi, duke sjellë me vete tronditjen e tretë dhe më të madhe ekonomike e financiare të shekullit XXI”, ka thënë Rizvanolli.
Ajo ka thënë se prioritet i Qeverisë së Kosovës është finalizimi i Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe i Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, rritja e zhvillimit ekonomik, bashkëpunimi me vendet e rajonit, etj.
“Konsideroj që bashkëpunimi regjional do të ketë rol shumë të rëndësishëm drejt rimëkëmbjes ekonomike e këtij tranzicioni si në vendin tonë, dhe përtej”, u shpreh ajo.
Drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, prezantoi rezultatet e anketës vjetore të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Gjermane mbi “Sfidat dhe mundësitë ekonomike në vendet e Evropës Juglindore (EJL) pas Covid-19“, duke krahasuar kështu ekonomitë e 16 shteteve pjesëmarrëse të EJL.
Po ashtu, edhe Umut Ergezer, prezantoi strategjinë “Zhvillimi i Qëndrueshëm ekonomik rajonal dhe roli i parlamenteve”, në kontekstin të Strategjisë 2030 për Evropën Juglindore (EJL).
Në këtë takim kryesuesja e Komisionit të Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji të AP të SEECP-së, Jeta Statovci, ka prezantuar draft-raportin në lidhje me temën e takimit, për të cilën më pas kanë diskutuar edhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse.
Draftraporti dhe draftrezoluta u mirëpritën nga delegacionet pjesëmarrëse, por në mungesë të kuorumit, nuk u arrit të miratohen. Të njëjtat do të procedohen në takimet tjera të Asamblesë, në kuadër të Sesionit Plenar, që do të mbahet nga 21-23 qershor në Turqi.
Përveç Kosovës, në këtë konferencë morën pjesë edhe delegacionet nga Shqipëria, Turqia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Kroacia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë