LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica -2° clearsky_night

Mbahet punëtoria “Tu pa, tu bo” në Mitrovicë, pjesëmarrësit vizitojnë zonën industriale të Trepçës

Mbahet punëtoria “Tu pa, tu bo” në Mitrovicë, pjesëmarrësit vizitojnë zonën industriale të Trepçës

Gjatë javës së kaluar është mbajtur punëtoria “Tu pa, tu bo” në Mitrovicë.

Kjo punëtori u organizua nga festivali i filmave animues “Anibar” në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare “Future by Lund”, shkruan Telegrafi.

Në këtë punëtori është diskutuar mbi modele të reja në sektorin kulturor së bashku me pjesëmarrës të ndryshëm të organizatave kulturore.


Bëhet e ditur se pjesëmarrësit e kësaj punëtorie kanë vizituar zonën industriale të “Trepçës”, derisa kanë ndarë perspektiva të reja përmes metodologjisë IPA.

“Duke eksploruar zonën industriale të Trepçës me Visit Trepça, punuam në grupe për të ndarë ide dhe perspektiva të reja përmes metodologjise IPA”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/