Dje është mbajtur kuizi i diturisë “Mitrovica 2025” në ambientet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini, nën organizimin e IAAP “Hasan Prishtina”.

Kjo ishte një ngjarje që mblodhi shkolla të mesme profesionale nga mbarë Kosova, shkruan Telegrafi.


Pas një gare, vendet e para u ndanë si më poshtë:

-Vendi i parë: IAAP “Avdyl Ramaj” – Suharekë;

-Vendi i dytë: Qendra Kompetente “Kujtim Krasniqi” – Malishevë;

-Vendi i tretë: IAAP “Hoxhë Kadri Prishtina” – Prishtinë;

“Ky aktivitet tashmë tradicional, i cili u organizua për herën e gjashtë, dëshmoi edhe njëherë përkushtimin e mësimdhënësve dhe entuziazmin e nxënësve në fushën e arsimit profesional”, thuhet në njoftim.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, ka uruar pjesëmarrësit dhe ka theksuar rëndësinë e këtyre aktiviteteve për zhvillimin e të rinjve.

“Sot në Mitrovicë u zhvilluan garat e nxënësve në fushën e ekonomisë. Nxënësit shkëlqyen falë mësimdhënësve të tyre, të cilët me pasion po e organizojnë këtë ngjarje për të gjashtën herë. Mirënjohje për secilin nxënës dhe mësimdhënës për angazhimin e dhënë”, ka thënë Kadriu. /Telegrafi/