LAJMI I FUNDIT:

Mayweather në bisedime për t’u përballur me dyshen e UFC-së, McGregor dhe Khabib… në të njëjtën ditë

Mayweather në bisedime për t’u përballur me dyshen e UFC-së, McGregor dhe Khabib… në të njëjtën ditë
Conor McGregor, Khabib Nurmagomedov, Floyd Mayweather (Foto: Getty Images/Guliver)

Floyd Mayweather është në bisedime për të zhvilluar meçe kundër Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, ka thënë xhaxhai i tij, Jeff Mayweather (i cili ka qenë po ashtu boksier dhe kampion në kategorinë shumë të lehtë në IBO).

Boksieri amerikan ka vendosur sërish të dalë nga pensioni, ndërsa presidenti i UFC-së, Dana White, është parë në shoqërinë e tij në muajt e fundit.

Kampioni i pamposhtur u ndesh me McGregorin në gusht të vitit 2017 me rregulla të boksit dhe fitoi, ndërkaq vazhdimisht është përfolur për një duel të mundshëm me kampionin aktual në UFC, Khabib Nurmagomedov.


Floyd Mayweather dhe Conor McGregor u ndeshën në vitin 2017 (Foto: Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

Në një prononcim të fundit, 42-vjeçari kishte thënë se do të ishte i gatshëm që të përballej me dy yjet e MMA në të njëjtën ditë. Ndërsa sipas Jeff, boksieri është duke biseduar që të përballet me ta, njëri pas tjetrit.

Mayweather befason të gjithë, paralajmëron përballjen me McGregorin dhe Nurmagomedovin brenda këtij viti
Lexo po ashtu Mayweather befason të gjithë, paralajmëron përballjen me McGregorin dhe Nurmagomedovin brenda këtij viti

“Floyd është duke biseduar për mundësinë e përballjes me McGregor dhe Khabib në të njëjtën ditë, gjë që mund ta realizojë me lehtësi. Tashmë janë zhvilluar bisedime në mes të Floydit dhe Dana White për arritjen e marrëveshjes ”, ka thënë Jeff për VegasInsider.com.

Edhe pse Mayweather nuk është në formën e tij më të mirë dhe është në një moshë të caktuar, xhaxhai i tij beson se ai ka energji të mjaftueshme për të triumfuar edhe ndaj Conorit dhe ndaj Nurmagomedovit.

Khabib Nurmagomedov (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

“Floydi nuk është më në kulmin e formës së tij, mirëpo do t’i mposhtë që të dy. Ai mund t’i mposhtë ata, njërin pas tjetrit, brenda ditës, brenda natës – nuk ka rëndësi, ata nuk do të kishin kurrfarë shansi, është e lehtë për të”.

“Ai ka thënë njërin gjatë ditës dhe njërin gjatë mbrëmjes, do të jetë diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Pagesë e dyfishtë për të shikuar, e shtrenjtë për t’u blerë”, ka shtuar Jeff Mayweather.

Nëse ndodh evenimenti historik, atëherë sipas xhaxhait të tij, Floyd do ta përfundonte shumë shpejt duelin ndaj McGregor pa spektakël duke e ditur se e ka edhe një tjetër duel më vonë ndaj Khabibit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori