Mauro Icardi tha se zona e ndëshkimit "është shtëpia ime" dhe beson se "mund të bëjë shumë më tepër" me Interin dhe Argjentinën.

Sulmuesi ka mbushur 25 vjet muajin e kaluar dhe deri më tani ka shënuar 104 në ligën elitare italiane.


"Zona e ndëshkimit është vendi ku ndihem i lumtur, pasi jam sulmues dhe kam nevojë të shënoj gola. Kjo është shtëpia ime", tha Icardi për Inter TV.

"Zona e penaltisë është një përgjegjësi e madhe sepse i gjithë ekipi varet nga unë. Jam mësuar të jem nën presion, kur e sheh portierin, shumë gjëra kalojnë në mendjen tënde në ato momente".

Mauro Icardi 1 1 (Getty Images)

Icardi ka shënuar katër gola kundër Sampdorias, por kjo nuk mjaftoi që të ftohet në kombëtaren argjentinase.

"Jam përmirësuar në shumë mënyra, para së gjithash tani jam i relaksuar në fushë sesa në fillim të karrierës. Jam 25-vjeçar dhe mund të bëj shumë më tepër. Gjithmonë pranoj këshilla nga shokët e ekipit dhe trajnerët e mi".

"Ëndrra ime është që të shënoj gol në Ligën e Kampioneve ose në Kupën e Botës, një lojë që është aq e rëndësishme, se do të mbetet në histori", tha sulmuesi.

Theksojmë se futbollisti deri më tani nuk ka luajtur në ligën elitare për klube si dhe në botërorin për kombëtaret. /Telegrafi/

telegrafi sport app