LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino rezulton pozitiv me COVID-19

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino rezulton pozitiv me COVID-19

Pas trofeut të parë të fituar si trajner i PSG, për Mauricio Pochettino vjen lajmi i keq, pasi ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Trajneri argjentinas që udhëhoqi ekipin e tij të ri Paris Saint-Germain në fitoren 2-1 ndaj Marseille në Superkupën e Francës, ka fituar trofeun e tij të parë në karrierën e tij si trajner.

Me një deklarate zyrtare, PSG konfirmoi se Pochettino ka shkuar në vetë-izolim dhe do të ndjekë të gjitha protokollet shëndetësore të vendosura nga autoritetet franceze.


Do të jenë ndihmësit e tij Jesus Perez dhe Miguel D’Agostino ata që do të drejtojnë trajnimet e ekipit derisa argjentinasi të shërohet.

Pochettino do të humbasë ndeshjen kundër Angers të shtunën dhe gjithashtu mund të humbasë takimin me Montpellier më 22 janar, duke u kthyer për duelin me Lorient nëntë ditë më vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori