LAJMI I FUNDIT:

Mateu Lahoz për të pestën herë gjyqtar në ‘el Clasico’, statistikat e Realit dhe Barcës nën drejtimin e tij

Mateu Lahoz për të pestën herë gjyqtar në ‘el Clasico’, statistikat e Realit dhe Barcës nën drejtimin e tij
Gjyqtari Antonio Mateu Lahoz (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka caktuar Antonio Mateu Lahoz të jetë gjyqtari i derbit të madh botëror të futbollit, ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Blaugranët kanë udhëtuar në Santiago Bernabeu, ku sonte (e diel, 1 mars) zhvillohet ‘el Clasico’ me fillim nga ora 21:00, ndërsa diferenca mes dy skuadrave është vetëm dy pikë, me katalunasit që janë ngjitur në krye pas humbjes së papritur të Los Blancos nga Levante.

Do të jetë hera e pestë që Mateu Lahoz ndan drejtësinë në një Clasico ndërmjet rivalëve të përbetuar. Përballja më e rëndësishme, në të cilën ai ishte gjyqtar, ka qenë finalja e Kupës së Mbretit në vitin 2014, të cilën Reali e fitoi me rezultat 2-1 me solo golin e shënuar nga Gareth Bale në vazhdime.


La Liga, mars 2015 (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Derbi më i fundit mes këtyre skuadrave, ku ai e ka ndarë drejtësinë ka qenë në shkurt të vitit 2019, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit në Camp Nou që përfundoi baras (1-1).

Mateu Lahoz ka qenë gjyqtar në 30 ndeshje të Real Madridit në La Liga, në të cilat Mbretërit kanë fituar 21 herë, kanë barazuar tri herë dhe kanë humbur gjashtë herë.

Gjatë këtyre 30 ndeshjeve, gjyqtari i ka përjashtuar tre lojtarë të Realit dhe katër të ekipeve kundërshtare. Njëherësh i ka akorduar shtatë penallti në favor të madrilenëve dhe asnjë për ekipet kundërshtare.

La Liga, mars 2015 (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Barca i ka regjistruar 23 fitore, gjashtë barazime dhe një humbje në po 30 ndeshje, ku drejtësinë e ka ndarë Mateu Lahoz.

Në këto 30 ndeshje, ai i ka ndëshkuar me kartonë të kuq pesë lojtarë blaugranë dhe nëntë lojtarë të ekipeve kundërshtare. Gjyqtari ka akorduar gjashtë penallti në favor të katalunasve dhe një në favor të ekipeve kundërshtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Kalo në kategori